Agjencia Zhurnal.mk.

Milloshoski: Nëse OBRM-PDUKM hyn në qeveri do të publikojë marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve

Shkup, 8 qershor – Deputeti dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski thotë se për pjesëmarrjen e partisë së tij në një koalicion të mundshëm të gjerë qeveritar, qëllimi do të jetë lufta kundër korrupsionit.

“Nëse do të ndodhte një lëvizje e tillë, një projeksion i një qeverie më të gjerë, OBRM-PDUKM nuk e ka ndërmend të jetë një plotësues. Nëse hyn në një qeveri të tillë, synimi është të luftosh korrupsionin dhe krimin.

Nëse në një qeveri të tillë është OBRM-PDUKM, do të publikohet marrëveshja me “Bechtel dhe Enka”, p.sh. është e palogjikshme që një parti opozitare të hyjë në një qeveri të tillë dhe të mos luftojë korrupsionin dhe krimin.

Mendoj se Kovaçevski më mirë të heqë dorë nga “Pixel Group”, për punët e tij kujdeset BDI dhe për këtë nuk ka ndërmend të heqë dorë nga BDI”, ka theksuar Milloshoski për “TV Alfa”.

Related posts

Alarmante/ 46 raste të reja me HIV/AIDS në vend këtë vit, 10 më shumë se vitin e kaluar

Xh M

Vazhdojnë kërkimet për 14-vjeçaren e zhdukur nga Shkupi

Xh M

Mërgimtarët në Zvicër hapin dyert për liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim

Xh M