Shkup, 30 nëntor – Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski sot nga Washingtoni ka bërë të ditur se vendi ynë nuk do të marë datë për negociata as në fund të dhjetorit e as në fillim të vitit 2022, informon Zhurnal.
Këto pohime ai i bazon sipas bisedimeve me kolegët e tij nga Shqipëria, Franca, Norvegjia, Çekia e shtete të tjera.
“Nga bisedat me bashkëfolësit nxora konkludim se edhe këtë dhjetor Maqedonia nuk do të marë datë për fillim të negociatave me BE-në. E njejta gjë pritet të ndodhë edhe në periudhën janar – qershor 2022.
Ndërkohë Shqipëria po bënë përpjekje diplomatike që të ndahet nga pakoja me Maqedoninë dhe t’i rritë shansat që e pavarur të fitojë datë për negociata, por ende e paqartë është nëse me këtë opsion do t’i bindin të gjitha anëtarete e BE-së të sjellin një vendim njëzëri për hapin e shumëdëshiruar të Ziranës zyrtare drejt Brukselit”, ka shkruar Milloshoski.