Agjencia Zhurnal.mk.

Milloshoski: Komisioni i Politikës së Jashtme nuk ka marrë propozime për ambasadorë të rinj

Shkup, 19 prill – Në Komisionin kuvendor për politikë të jashtme nuk kanë mbërritur propozime të reja për ambasadorë, deklaroi sot kryetari i këtij trupi legjislativ, deputeti Antonio Milloshoski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për informacionet në opinion për ambasadorin në Beograd, ai tha se tek Komisioni nuk ka dorëzuar propozim, por gjithashtu dhe për shtetet e tjera.

“Tani për tani nuk kemi marrë propozim për tezat e ambasadorit i cili do të shkonte për në Beograd. U dëgjuan ato spekulime për zotin Zhernovski, por informacionet e fundit flasin se me siguri ky propozim është tërhequr dhe se nuk ka të interesuar të tjerë në kuadër të koalicionit qeveritar”, deklaroi kryetari i Komisionit kuvendor, Antonio Milloshoski.

Në konferencën për shtyp në Kuvend tha se jozyrtarisht ka informacione nga MPJ se është duke u përgatitur një listë e ambasadorëve për në Berlin, Budapest, Bukuresh, Bern, Sokholm, por se akoma nuk ka mbërritur në Kuvend.

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky