Agjencia Zhurnal.mk.

Milani siguron shërbimet e Kamadas si zëvendësim i Brahim Diaz

Daichi Kamada do të largohet në fund të sezonit nga Eintracht Frankfurt pas gjashtë viteve të kaluara te kjo skuadër.

Mesfushori japonez është duke kaluar muajt e fundit të kontratës, pasi në qershor do të jetë i lirë dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj me klubin gjerman.

Shumë skuadra janë vënë pas tij, derisa favorit po duket Milani që ka nisur kontaktet me agjentët e futbollistit.

Calciomercato ka raportuar se Rossonerët kanë arritur një marrëveshje me japonezin për kontratën ku Kamada në San Siro do të fitoj tre milionë euro në sezon.

Gjiganti italian u fut fuqishëm në garë për Kamadan në momentin që panë se nuk po mund të gjejnë një marrëveshje me Real Madridin për Brahim Diaz.

Kësisoj japonezi në San Siro do të jetë një zëvendësues i spanjollit që do të rikthehet në Real Madrid.

26-vjeçari Kamada këtë edicion ka zhvilluar 44 ndeshje zyrtare me Eintracht Frankfurt ku ka realizuar 15 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Në garë për reprezentuesin japonez kanë qenë edhe skuadra të tjera si Napoli, Liverpool, Man Utd, Borussia Dortmund, Atletico Madrid dhe Benfica. 

Related posts

Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb, ndër ta edhe Akil Gjakova

D V

Legjenda e Athletic Bilbaos, Iker Muniain do të largohet nga klubi pas 15 vitesh

D V

Gjiganti anglez hap negociatat me Feyenoordin për trajnerin Arne Slot

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky