Agjencia Zhurnal.mk.

Milani aktiv në merkato, Isco dhe Giroud më pranë!

Milani është grumbulluar këtë të enjte për të nisur përgatitjet për sezonin e ri me trajnerin Pioli që ka patur në dispozicion vetëm futbollistët që nuk kanë qenë të impenjuar në Euro 2020 dhe ata që do të marin pjesë në Olimpiadë, ndërkohë që pjesë e grupit ka qenë edhe veterani Zlatan Ibrahimovic. Me skuadrën që ka nisur tashmë punën për t’u përfaqësuar sa më mirë edhe në grupet e Champions League në edicionin e ri, Maldini dhe Massara dy njerëzit e merkatos kuqezi po punojnë për të vendosur në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli edhe dy element të tjerë cilësorë, pikërisht një sulmues dhe një mesfushor ofensiv.

 

Të preferuarit e Maldinit janë Isco për mesfushën dhe Oliver Giroud për repartin e avancuar. Sipas mediave spanjolle, Milani e ka bërë tashmë një tentativë për Iscon duke i ofruar Realit të Madridit 15 milionë euro për kartonin e mesfushorit të cilit kontrata me Los Blancos i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Reali ka probleme të shumta ekonomike të shkaktuara nga pandemia e COVID-19 dhe mund ta pranojë propozimin e Milanit për të arkëtuar para që mund ta ndihmojnë për të bërë më pas ndonjë goditje të rëndësishme në merkato. Vetë Isco dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu pasi e ka të qartë që nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti. Përsa i përket zëvendësit të Ibrahimovic, Olivier Giroud mbetet objektivi kryesor i Maldinit. 34-vjeçari ka rinovuar edhe për një sezon me Chelsea-n dhe për t’ia shkëputur bluve të Londrës, Milani duhet të paguajë një shifër modeste, ndërkohë që me vetë lojtarin e ka arritur akordin për një kontratë 2-vjeçare nga e cila Giroud do të përfitojë 4 milionë euro në sezon.

Related posts

Sterling preferon Liverpoolin, por Man City është i prirur të shesë te Barcelona

D V

Tre gjigantët evropianë e duan Cristian Romeron

D V

Ramadani: Me fitore duam të bëjmë festën e nesërme më madhështore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More