Agjencia Zhurnal.mk.

Milan-Leao nuk ka marrëveshje

Si të mos mjaftonte ecuria shumë negative në nisjen e këtij viti, Milan po vuan edhe me çështjen Leao.

Sipas mediave italiane, portugezi ka refuzuar përsëri rinovimin, kjo pasi ai nuk është bindur nga oferta e drejtuesve, të cilët i kanë ofruar 6.5 milionë euro në vit, por Leao kërkon 7 milionë.

Jo vetëm kjo, pasi tani agjenti i portugezit kërkon që klienti i tij të mos ketë klauzolë largimi më të lartë se 80 milionë euro, pasi ai po punon për transferimin e Leao-s në verë.

Chelsea ka hequr dorë nga sulmuesi dhe dy skuadrat pretendente për momentin mbeten Manchester City dhe Bayern Munchen, ndërsa kontrata aktuale e 23-vjeçarit skadon në qershor 2024.

Related posts

Dy shqiptarë marrin frenat e klubit të madh zviceran: Shqiprim Berisha drejtor ekzekutiv derisa Admir Mehmedi si drejtor sportiv

D V

“Ky është qëllimi im personal” – Ylli i harruar nga Real Madridi i dërgon një mesazh të fuqishëm klubit spanjoll

D V

Arnold Gjergjaj shpallet boksier i vitit nga WBF

A.S.