Agjencia Zhurnal.mk.

Mikel Arteta pranon se është penduar që nuk e ka futur David Rayan në portë më herët

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka zbuluar se ai është penduar për faktin se nuk i ka besuar instiktit të tij për të ndërruar portierët gjatë ndeshjeve të kaluara.

Këtë xhiro, tekniku spanjoll vendosi që në vend të Aaron Ramsdale t’ia besojë portën David Rayas i cili u transferua në “Emirates” gjatë afatit kalimtar veror nga ekipi i Brentford.

Duke shpjeguar arsyet e tij për marrjen e këtij vendimi, Arteta tha se ai e ka trajtuar pozitën e portjerit njësoj si çdo tjetër, madje deri në atë pikë sa e ka konsideruar edhe ndërrimin e portierëve gjatë ndeshjeve në të kaluarën.

“Është i njëjti arsyetim edhe pse Fabio (Vieira) dhe Gabby(Jesus) kanë luajtur. Mua nuk më është parashtruar asnjë pyetje për faktin që Gabriel nuk ka nisur ndeshjen nga fillimi. Ai ka fituar trofe më shumë se kushdo tjetër në dhomën e zhveshjes, duke përfshirë edhe mua”, ka thënë fillimisht Arteta.

Tutje, ai tha se dëshiron që Ramsdale të ketë reagimin e njëjtë si bashkëlojtarët e tjerë.

“Unë dua që Aaron të reagojë njëjtë si Gabriel Jesus. Njëjtë si Kai Havertz apo Takehiro Tomiyasu. Saktësisht njëjtë. Ne luajmë me 11 lojtar në fushë, jo 10 plus një”, përfundoi ai.

Arsenal momentalisht pozicionohet në vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit në Ligën Premier, me 13 pikë të grumbulluara pas pesë ndeshjeve të para të sezonit.

Related posts

Xavi zbulon momentin e tij më të lumtur si trajner i Barcelonës, nuk është triumfi në La Liga

D V

Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Bakut

D V

Warren Zaire-Emery apo ‘roboti’ i Luis Enriques, 17-vjeçari i pazëvendësueshëm te PSG

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!