Agjencia Zhurnal.mk.

Mijëra protestues, përfshirë aktivistë për ndryshimet klimatike, marshojnë në Romë në mes të samitit të G20

Mijëra aktivistë të ndryshimeve klimatike dhe ata që po kundërshtojnë G-20, marshuan të shtunën nëpër rrugët e Romës, duke protestuar ndaj mosveprimit të ekonomive më të mëdha në botë ndaj ndryshimeve klimatike.

 

Sipas EuroNews, përcjell Telegrafi, samiti i G-20 i përbërë nga fuqitë kryesore ekonomike globale po mbahet në Itali këtë fundjavë – përpara konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike që do të zhvillohet javën e ardhshme.

Derisa udhëheqësit pritet të diskutojnë për ndryshimet klimatike dhe rimëkëmbjen e COVID-19., protestuesit dolën në rrugë për të ngritur zërin e tyre.

Aktivistët që i përkasin kampanjës Fridays for Future, Extinction Rebellion dhe grupeve të tjera thanë se liderët botërorë nuk po bëjnë mjaftueshëm për të trajtuar krizën klimatike.

Aktivistët e Extinction Rebellion po kërkojnë të zvogëlojnë emetimet e gazrave serrë në zero, deri në vitin 2025.

Related posts

Algjeri/ 65 të vdekur si pasojë e zjarreve

Redaksia

Sa herë që Vuçiq është në pozitë të vështirë, presidenti serb kërcënohet – Të gjitha “atentatet për vrasje” që mbetën vetëm spekulime

D V

SHBA-ja lëshon pasaportën e parë me përcaktimin gjinor “X”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More