Agjencia Zhurnal.mk.

Migrantët në grevë urie, disa kanë qepur gojën në Belgjikë

Qindra migrantë në Belgjikë janë në grevë urie për më shumë se një muaj gjersa këtë javë disa prej tyre kanë qepur gojën dhe po marrin vetëm lëngje. Të tjerët nuk mund të ngrihen sepse nuk kanë forcë.

 

Migrantët filluan një grevë urie në muajin maj në dy universitete dhe në një kishë në Bruksel për të treguar problemin e marrjes së dokumenteve dhe të drejtave të qëndrimit. Gjegjësisht, disa prej tyre kanë jetuar dhe punuar në Belgjikë për një dekadë gjersa ende nuk kanë status ligjor.

Pa dokumentacion zyrtar, ata nuk janë në gjendje të kenë përfitimet që kanë banorët belgë, siç është kujdesi shëndetësor.

Është vlerësuar se midis 200 dhe 400 migrantë po marrin pjesë në protesta, raporton skynews.

Sekretari i Shtetit për Migracionin dhe Azilin, Sammy Mahdi tha se sistemi i raportimit duhej të përmirësohej, por që mund të jetë e vështirë të arrihet duke zgjidhur raste individuale. /Telegrafi/

Related posts

Ekonomia gjermane drejt rimëkëmbjes, pritet rritje më e shpejtë në tremujorin e tretë 2021

D V

Mbretëresha i bëri të qeshnin udhëheqësit e G7: A duhet të dukeshit sikur po kënaqeni gjatë pozimit?

Redaksia

Kina kremton Ditën Kombëtare me ceremoninë e ngritjes së flamurit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More