Agjencia Zhurnal.mk.

Miftaraj: BE mban pezull liberalizimin për Kosovën për dialogun me Serbinë

Kriteret e BE-së për liberalizim të vizave – që Kosova i ka përmbushur që nga viti 2018 – Drejtori i Institutit të Kosovë për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i ka quajtur “farsë e mashtrim”, derisa pengesat e kohëve të fundit për të marrë vendim për heqjen e regjimit të vizave ka thënë se kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë.

 

“Kosova është i vetmi shtet që Bashkimi Evropian, liberalizimin e vizave e mban pezull dhe e ndërlidh me dialogun me Serbi.Dmth kërkesa për plotësimin e kritereve ka qenë farsë/mashtrim”, ka reaguar Miftaraj.

Radio Evropa e Lirë raportoi se këtë të mërkure nuk ka kaluar propozimi i Presidencës Çeke që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit ETIAS.

Sipas burimeve diplomatike, Spanja ishte shteti që paraqiti vërejtje.

Raportohet se Spanja ka kërkuar që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të shtyhet për një muaj. Pra jo në dhjetor të vitit 2023, me hyrjen në funksion të sistemit ETIAS, por në janar të vitit 2024.

Sidoqoftë, diplomatët në BE besojnë se Presidenca çeke, gjatë dy javëve të ardhshme, do të arrijë pajtimin e vendeve anëtare për miratimin e propozimit të saj.

Ndryshe, pasditja e sotme ka qenë afati i fundit që vendet anëtare të BE’së, me procedurë të heshtur, t’i paraqesin vërejtjet e tyre në lidhje me propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Related posts

Ferizajasi rrah gruan dhe kunatën, arrestohet

Xh M

LDK për refuzimin e gazit amerikan: E papranueshme, qeveria Kurti refuzoi 200 milionë dollarë

D V

Nënkryetari i Junikut publikon pamje të frikshme: “Ereniku” rrezikon të dalë nga shtrati

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More