Agjencia Zhurnal.mk.

Microsoft lanson funksionin për gjenerimin e imazheve nga teksti, do të jetë i integruar në Paint

Microsoft po lanson zyrtarisht funksionin e tij me AI që gjeneron imazhe, i quajtur Cocreator që do të jetë brenda aplikacionit Paint për përdoruesit Windows 11.

Veçoria e integruar për gjenerimin e imazheve nga teksti mundësohet nga modeli DALL-E 3 i OpenAI, transmeton Telegrafi.

Kjo veçori ishte më parë e disponueshme vetëm për përdorim të brendshëm.

Siç thekson Windows Central, Cocreator në Paint është lansuar gjerësisht, duke u dhënë përdoruesve mundësinë që ta përdorin për të gjeneruar foto nga teksti.

Përdoruesit mund të fusin një përshkrim rreth asaj që ata duan që programi të gjenerojë, dhe Cocreator do të gjenerojë tre imazhe të krijuara, me mundësi për ta zgjedhur se cilin duan. 

Related posts

A po i jep fund Google aplikacionit Gmail?

D V

Google ndalon gjeneratorin e imazheve Gemini, Inteligjenca Artificiale krijoi fotografi të pasakta historike

D V

Përpara prezantimit, OnePlus na njofton me veçoritë e orës së re Watch 2

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy