Agjencia Zhurnal.mk.

Micotakis: Presim të thirren konferencat ndërqeveritare me RMV-në dhe Shqipërinë

Shkup, 20 dhjetor – Presim që së shpejti të thirren konferencat e para ndërqeveritare të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ka deklaruar sot në Sofje kryeministri grek, Krijakos Micotakis në takimin me kolegun e tij bullgar Kiril Petkov duke shtuar se pozicioni i Greqisë në kohën e rritjes së tensioneve është rruga e drejtë e vetme në interes të të gjithëve dhe lëvizjen e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

“Para së gjithash, me rëndësi është fqinjësia e mirë. Presim së shpejti të thirren konferencat ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë”, ka thënë Micotakisi duke potencuar se Greqia e cila “çdoherë ka qenë urë e përparimit të rajonit pret mbështetje nga Bullgaria për këtë qëllim të përbashkët”.

Micotakisi i cili po qëndron për vizitë në Sofje ka thënë se Greqia dhe Bullgaria nuk janë vetëm fqinjë, por edhe aleat e partnerë që respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe se partneriteti strategjik mes tyre është kyç për stabilitetin e rajonit.

Siç ka lajmëruar korrespondenti i MIA-s në Sofje në takimin Micotakis- Petkov janë theksuar marrëdhëniet e afërta mes Greqisë dhe Bullgarisë me çka është bërë fjalë për projekte energjetike infrastrukturore të interesit të ndërsjellë, implementimin e projekteve ndërkufitare në kuadër të programeve të BE-së, ndërtimin e interkonektorit mes dy vendeve që hyn në fazën përfundimtare si dhe çështje lidhur me migrimin dhe problemet me refugjatët. Micotakisi poashtu ka theksuar se Athina qëndron në dispozicion të ndihmojë Bullgarinë në përshpejtimin e vaksinimit.

Sipas të dhënave të Bankës popullore bullgare, investimet direkte greke në Bullgari me 31 dhjetorin e vitit 2020 arrijnë 2.57 miliardë euro.

Related posts

14 vjet nga fatkeqësia e helikopterit në Bllacë të Katllanovës

Z.H

Kreshnik Uka: Do angazhohemi maksimalisht që t’i marrim pikët e plota ndaj Malishevës

Redaksia

Osmani – Kyçyk: Nevojitet kthim i dinamikës pozitive në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More