Agjencia Zhurnal.mk.

Micotakis: Koha është BE të ndërmarrë obligime të qarta lidhur me Ballkanin Perëndimor

Lubjanë, 5 tetor –  Tetëmbëdhjetë vite pas Samitit në Selanik, i cili për herë të parë e hapi derën për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, tani është koha të ndërmarrë obligime të qarta lidhur me rajonin, porositi sot nga Lubjana kryeministri grek, Kirjakos Micotakis.

Micotakis, i cili erdhi në Slloveni që të marrë pjesë në Samitin e nesërm BE – Ballkani Perëndimor në Bërdo afër Kranjës, porositi se tubimi do të jetë mundësi që të bisedohet për perspektivat për inkuadrimin e vendeve të rajonit në BE.

“Koha po na shtyp. Nëse BE mungon nga ky rajon, nuk ka dyshime se të tjerët do të shpejtojnë që ta plotësojnë atë zbrazëti. Në darkën e djeshme do të kemi mundësi të bisedojmë edhe për çështje lidhur me politikën e jashtme në nivel global”, shtoi Micotakis në deklaratë.

Ai gjithashtu u përqendrua edhe në siç tha “nevojën që të përshpejtohet diskutimi për autonominë strategjike të Evropës”.

“Përfundimisht, Evropia duhet të jetë në pozitë të paktën të fillojë të lëvizë drejt harmonizimit të fuqisë së vet ekonomike me gjeopolitike. Shpresoj se sonte do të kemi mundësi në themel të bisedojmë për këtë”, shtoi Micotakis në deklaratë.

Related posts

Kasami nga Tearca: Ndryshim nuk ka kush që e ndal 

Xh M

PDSH Karshiakë organizoi iftar në Studeniçan, i pranishëm edhe Menduh Thaçi

Redaksia

VLEN hap shtabin zgjedhor në Tearcë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy