Agjencia Zhurnal.mk.

Mickovski përsëri e ftoi Zaevin në duel televiziv

Shkup, 1 korrik  – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski sonte përsëri e ftoi kryeministrin Zoran Zaev në duel televiziv.

“E ftova Zaevin që të dalim në debat, nuk u inkurajua. Ja, përsëri e ftoj në duel, ta themi të vërtetën. Qytetarët meritojnë ta dëgjojnë”, tha Mickovski në TV Sitel ku ishte mysafir.

Sipas tij, përmbushja e detyrës sonë të shtëpisë është kyçe që t’i fillojmë bisedimet me BE-në, e jo çështja me Bullgarinë.

“Së pari duhet ta përmbushim detyrën e shtëpisë. Nëse ne jemi partneri i dëshirueshëm këto që janë ekzibicione te fqinji ynë lindor, shumë shpejtë do të margjinalizohen”, potencoi Maickovski.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Mickovski tha se ka kërkuar që BE-ja ta përmbushë premtimin.

Propozimi portugez është refuzuar, nuk ekziston, vlerësoi Mickovski, duke potencuar se ai është realiteti. Përfundoi devijimi nga esenca maqedonase”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së. Tani duhet ta fitojmë atë që na është premtuar.

Sa i përket presidencës sllovene, Mickovski është i bindur se Janez Jansha do të bëjë maksimumin që vendi t’i fillojë bisedimet. Propozim slloven nuk e di se a do të ketë, por duhet të ketë, theksoi, ofertë maqedonase.

Në lidhje me qëndrimin në Bruksel dhe bisedimet të cilat i ka pasur atje, Mickovski tha se nuk duhet ta humbim shpresën se vendi do të jetë pjesë e BE-së. Na ishte premtuar, përsëriti, ndërsa ky popull sakrifikoi shumë.

Në pyetjen se a do shkojë në pushim, Mickovski u përgjigj se ndoshta do të shfrytëzojë vetëm ndonjë fundjavë dhe se do të jetë i përqendruar në takime në fshatra dhe qytetet e shtetit.

Related posts

Analizë/A janë mbushur me mend terroristët, apo do të provojnë sulme të reja në Kosovë?

I Z

Mbikëqyrje e jashtëzakonshme në INK Idriozvë pas pretendimeve të personave të dënuar Toni Denkovski dhe Janko Janevski për kanosje, reket dhe ryshfet

D V

AlternAtivA-Lëvizja BESA-Lëvizja Demokratike: Kosova sa më shpejtë të bëhet anëtare e NATO

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!