Agjencia Zhurnal.mk.

Mickovski: Duhet të fitojmë edhe në raundin e dytë, pastaj do flasim për qeveri të re!

Shkup, 19 tetor – Kryetari i partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski doli në një pres konferencë para gazetarëve, ku ai foli për zgjedhjet lokale që u mbajtën dy ditë më parë dhe rezultatet që kishte arritur partia e tij. Mickovski ndër të tjera tha se VMRO-DPMNE ka 55 mijë vota më shumë se LSDM në listat e këshilltarëve, që është një mesazh i qartë për qeverinë, ndërsa “për ne përgjegjësi e madhe”.

 

“Edhe pse fotografia është e qartë, ka një raund tjetër. Аtë që pamë në raundin e parë ishte blerja e votave, mbushja e kutive të votimit, presioni, shantazhi, dhe ne presim një sjellje të tillë edhe më të madhe në raundin, e dytë pasi ata janë në panik. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin në numër të madh në raundin e dytë, sepse vetëm me një pjesëmarrje të madhe mund të mposhtet policia e Spasovskit, prokuroria e Ruskovskës dhe ata banditë nga LSDM. Ka mbetur edhe një hap për të fituar”, tha Mickovski, transmeton Zhurnal.

Ai ka folur edhe për mundësinë e krijimit të shumicës së re parlamentare.

“Jemi shumë pranë formimit të shumicës në këshillin e qytetit të Shkupit. Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, së pari ne duhet të fitojmë në raundin e dytë, dhe pastaj do të flasim për një shumicë të re parlamentare”, tha Mickoski.

Ai akuzoi se pas pesë vitesh në pushtet, progresi i qeverisë aktuale është ai i “krimit, korrupsionit inflacionit dhe rritja e çmimeve në tregje, dhe i kostos së jetesës”.

“Përparimi në çështje dhe skandale, në krimin e pandëshkuar, në dështimet në kujdesin shëndetësor, viktimat e Kovid, eksperimente në arsim. Nuk është përparim, është një prapambetje për njerëzit dhe vendin. Mickovski tha se zgjatë dorën për bashkim dhe për opozitë të bashkuar, dhe kjo është ajo që njerëzit duan në këto zgjedhje. Maqedonia ka të ardhme, Maqedonia duhet të fitojë”, përfundoi Mickovski.

Related posts

27 vjeçari dyshohet që përmes internetit e ka kërcënuar kandidatin për kryetar të komunës

D V

Disa prokurorë dhe hetues nga Bullgaria do të vijnë në vend që të marrin ADN nga familjet e të vdekurve në autostradën “Struma”

D V

Komisioni Evropian vlerëson zbatimin e regjistrimit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More