Agjencia Zhurnal.mk.

Mickovski: Dilni në zgjedhje, mos lejoni të dështojë vota juaj

Shkup, 15 tetor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski në mitingun e sontëm parazgjedhor në Sveti Nikollë u bëri thirrje votuesve të dëshpëruar dhe ata të cilët deri më tani i kanë bojkotuar proceset zgjedhore të dalin dhe ta japin votën e tyre.

 

Mickovski ata të cilët deri më tani kanë bojkotuar dhe nuk e kanë dhënë votën për asnjë parti i porosit të mos lejojnë të dështojë vota e tyre.

“Ndonjëherë pushteti i papërgjegjshëm nuk është vetëm pasojë e veseve të këqija të krerëve dhe të parëve të pushtetit, por edhe për shkak të injorimit dhe mosinteresimit të njerëzve të mirë që të marrin pjesë në politikë, ata janë njerëzit të cilët kanë zgjedhur të heshtin kur është dashur të jenë të zëshëm, të ngrenë zërin”, deklaroi Mickovski.

Mickovski ju bëri thirrje që të dalin që të binden se nuk janë të gjithë të njëjtë, “se VMRO-DPMNE lufton për të ardhme më të mirë dhe kundër krimit të Zoran Zaevit, sepse qëndrimi në shtëpi nuk jep rezultate”.

“Dilni në këto zgjedhje, dilni të dielën më 17 tetor dhe na mbështesni, mbështesni numrin 7, votoni për VMR0-DPMNE-në dhe koalicionin më të madh, koalicionin me popullin”, theksoi Mickovski.

Sipas Mickovskit vota për partitë më të vogla është votë për Zoran Zaevin, sepse, siç tha, aq e vogël është opozita. Ai potencoi se ato parti më të vogla janë projekt i Zoran Zevit që ta ndajë opozitën dhe të mbetet në pushtet sa më shumë që është e mundur

Related posts

Zaevi e uroi RF të Gjermanisë me rastin e Ditës së unitetit gjerman dhe bashkimit të sërishëm

D V

Tërmet në Kërçovë

D V

Vetëm në vitin 2021 nëpër lokale të natës janë zbuluar 88 valltare të huaja

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More