Agjencia Zhurnal.mk.

Mickovski, Arsovska dhe Kostovski prej në start i dëshpruan shqiptarët e Butelit, nuk janë liruar ende nga nacionalizmi

Shkruan, Bexhet Musliu

 

Shqiptarët e Butelit ndër të parët e patën rastin të vërejnë se funksionarët e VMRO-DPMNE-së nuk janë të sinqertë kur thonë se kanë ndryshuar dhe se janë liruar nga nacionalizmi.

Edhe ata shqiptarë që ndoshta kishin besuar një gjë të tillë, patën rastin në Butel të shohin se VMRO-ja qimen mund ta ndërron, por nacionalizmin vështirë e harron. Shqiptarë nga Buteli janë lajmëruar në redaksinë tonë për të shprehur dëshpërimin që në takimin e mbajtur me qytetarë të Butelit, as kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, as kandidates së “pavarur”, Danella Arsovska, e aq më pak kandidatit për kryetar komune Darko Kostovski, nuk u ka shkuar ndërmend ti përshëndesin shqiptarët e kësaj komune, që me votën e tyre e përcaktojnë fituesin e garës për kryetar.

Dmth po del se e duan votën shqiptare, por nuk tregojnë respekt për shqiptarët! Ku keni parë kështu?!

Jo vetëm që nuk u shkoi ndërmend diçka e till, por përdorën edhe fjalor si “pishtollxhii”, “nasillniçki”, e fjalë tjera. Shpresojmë se nuk i kanë përdorë këto fjalë për ti etiketu shqiptarët, sepse nëse e kanë pasur mendjen te shqiptarët, atëherë prej tani lirisht mund të përshëndeten nga posti i kryekomunarit.

Do të kish qenë mirë që një respekt më të madh ta kish treguar kandidatja për kryetare të Shkupit, Danella Arsovska, mirëpo as ajo nuk dha sinjal të tillë. Shpresuam ndoshta shumë tek ajo, por shenjat e para nuk japin bazë për shpresë. Me sa duket ka rënë prej fillimit nën ndikim të partisë e cila e përkrahë në këto zgjedhje. E ne vërtetë mendonim se është fytyrë e re në skenën politike, e preokupuar me ekonominë dhe e pangarkuar me nacionalizëm, por starti po flet ndryshe.

Nëse vërtetë është e tillë, Arsovska duhet të dalë publikisht dhe të kerkojë nga kandidati i VMRO-së në Butel, Kostovski, ti largojë nga profili fotografitë me kumbarin e tij, Johan Tarçullovski. Nuk është koha tani për ti provokuat shqiptarët e Butelit, por është koha për të reflektuat pozitivitet. Me fotografi të Tarçullovskit, siç po e shohim këto ditë Kostovskin, num reflektohet pozitivitet. Tarçullovskin nuk e kanë dënuar gjykatat e vendit, por e ka dënuar Tribunali i Hagës për krime lufte ndaj shqiptarëve. Kunbara i tij duhet të dalë publikisht të kerkon falje, e ndoshta shqiptarët ja falin dhe i japin ndonjë votë. Ky është vlerësimi ynë, ndoshta VMRO ka vlerësim tjetër. Ata ndoshta mendojnë se edhe Danella Arsovska duhet të dalë të fotografohet me Johan Tarçullovski, është punë e tyre. Kurse shqiptarët do të mendojnë mirë nëse do të besojnë se VMRO-ja vërtetë është reformuar.

Related posts

Në Kërçovë deri në ora 15 kanë votuar 16.426 qytetarë

D V

Shilegov: U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të viktimave të tragjedisë së djeshme në Tetovë

N E

A po ashpërsohet fushata ende pa filluar ?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More