Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Zgjedhje të shpejta dhe të parakohshme, qeveria është jokredibile

Shkup, 2 dhjetor – Lideri i VMRO-DPMNE-së në opozitë, Hristijan Mickoski, sonte në emisionin “Rruga drejtë” në Alsat, theksoi edhe një herë vlerësimin e tij se vendit i duhen zgjedhje të shpejta parlamentare. Siç tha ai, qeveria është jokredibile dhe me mbajtjen e saj në pushtet humbësi më i madh është populli.

 

“Tani, siç është situata, mendoj se nuk do të ketë asgjë për qytetarët e Maqedonisë, as për këtë qeveri, diçka që mund të jetë e re dhe kreative. Sa më gjatë të qëndrojë ky pushtet jokredibil aty ku është, aq më shumë do të humbasin qytetarët e Maqedonisë. Këtu nuk ka përkatësi etnike, humbasin maqedonasit, humbasin edhe shqiptarët edhe turqit, serbët, vllehët, romët dhe boshnjakët, fjalë për fjalë të gjithë”, tha Mickoski.

Related posts

Ministri i Punëve të Brendshme pret regjistrim të suksesshëm të popullatës

N E

Orce Kamçev ngelet në paraburgim, tërbohen avokatët

Z H

Pendarovski nesër ia dorëzon Kovaçevskit mandatin për formimin e Qeverisë së re

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More