Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Urgjentisht kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Shkup, 3 nëntor – Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, sot para mediave ka kërkuar zgjedhje të reja parlamentare dhe shumicë të re parlamentare të udhëhequr nga partia e tij. Sipas tij, një shumicë eventuale e formuar nga LSDM nuk do të mundte të sjellë vendime në prag të krizës ekonomike dhe energjetike e cila na pret në periudhën në vijim, informon Zhurnal.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë për shtetin do të ishi një palë zgjedhje të shpejta parlamentare.

“Në këtë moment, zgjidhja më e mirë për shtetin që po hynë në krizës ekonomike dhe paqartësi janë zgjedhjet e shpejta parlamentare me respektimin e afateve ligjore të cilat do të sigurojnë qeveri stabile dhe e cila do të sjellë zgjidhje ët mira dhe të shpejta, me qëllim që të tejkalohen krizat. Zgjedhjet janë drita në fund të tunelit. Zgjedhjet e fundit do të duhet të sigurojnë qeveri e cila sjellë politika të reja dhe zgjidhje. Qeveria e re do të relaksojë marrdhëniet në shoqëri dhe do të vendosë fund marrdhënieve të shkatërruara dhe të urrejtjes. Populli meriton të ardhme më të mirë. Kërkoj menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Mickoski.

Sipas tij, krijimi i një shumica të reja parlamentare nuk do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve, por vetëm dot ë sjellë deri në bisedime dhe negociata dhe tkurrjen e kapaciteteve për menaxhim të institucioneve dhe do të krijojë pasqyrë të gabuar e cila nuk do të ripasqyrojë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet që sapo përfunduan.

Ai tha se nuk është çështje nëse rryma do të shtrenjtohet, por për sa do të shtrenjtohet, si dhe goditja e çmimeve do të shkaktojë dhe inflacion.

“Nevojiten vendime të mëdha në periudhën në vijim, ndërsa populli tha se kjo qeveri nuk ka besim nga qytetarët e as kapacitet. Shumica e re nuk do të jep energji të re për menaxhim me problemet, por nevojiten zgjedhje të shpejta me respektimin e afateve ligjore”, tha Mickoski.//Zhurnal.mk

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy