Shkup, 8 qershor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot nga Koçani ka përsëritur se kushti i tyre që eventualisht të votojnë për amandamentet kushtetuese do të jetë një qeveri pa BDI-në deri në zgjedhje dhe amandamentet kushtetuese të bëhen efektive kur vendi do të bëhet anëtar i BE-së.
“Nga mbledhja e djeshme e liderëve është e rëndësishme të konstatohet se në këtë moment Qeveria nuk e ka shumicën e nevojshme në Parlament për ndryshimet kushtetuese që i ka pranuar një vit më parë pa u konsultuar me opozitën, gjegjësisht VMRO-DPMNE-në. Kur iu ofrua VMRO-DPMNE-ja, e refuzuan, kur paralajmëronte, e injoruan dhe më pas kur ne ofruam zgjidhje të vazhdueshme, ata i injoruan atë zgjidhje”, tha ai.
Ai përsëriti se VMRO-DPMNE nuk do të pranojë ndryshimin e Kushtetutës nën diktimin bullgar.
“Si parti politike e përgjegjshme dhe si politikanë të përgjegjshëm jemi gjithmonë të gatshëm të diskutojmë kur bëhet fjalë për të ardhmen e atdheut tonë. Kështu ka qenë biseda në takimin e liderëve me Kovaçevskin. Nga ana e tij është bërë oferta që t’i lëshohen pesë ministri që aktualisht menaxhohen nga qeveria e LSDM-së dhe t’i ofrohen VMRO-DPMNE-së, dhe në këmbim VMRO-DPMNE të mbështesë amandamentet kushtetuese, të përfundojnë ato amandamente, të fillojnë negociatat, dhe pastaj të shkojmë në zgjedhje”, tha Mickoski.
Ai ka përsëritur se është përgjigjur se e pranojnë ofertën e VMRO-DPMNE-së për të marrë pjesë në qeverinë e ardhshme deri në zgjedhje, por me kushte të caktuara.
“Kushti i parë është që përfundimisht të çlirojmë Maqedoninë nga BDI-ja. Ajo nuk ka nevojë të jetë në atë qeveri kalimtare, e thënëkuhstimisht. E mirëpres lëvizjen e Bujar Osmanit për ta pranuar këtë në emër të BDI-së. Kur bëhet fjalë për amandamentet kushtetuese, le të themi se ne e pranojmë votimin e tyre, por që efekti të shtyhet, përkatësisht veprim të shtyer. Praktikisht nuk do të ndryshojnë rrethanat, nuk do të kemi ndryshim të Kushtetutës, ato amendamente nuk do të jenë pjesë e asaj kushtetute deri në momentin që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së”, tha Mickoski.
Në këtë mënyrë, sipas tij, mbrohet identiteti ynë dhe në këtë mënyrë themi se nuk ka lëshime që mund të dëmtojnë identitetin tonë.