Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Petkov i zgjeron kërkesat ndaj Maqedonisë së Veriut

Shkup, 22 dhjetor  – Kryeministri i ri bullgar Kirill Petkov me deklaratat e tij të fundit i zgjeron kërkesa ndaj vendit tonë, vlerësoi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në intervistë për emisionin “Vetëm të vërtetën” në televizionin “Kanal5”.

 

“Petkov këto ditë në intervistë për gazetën “Politiko” në Bruksel, tani pasi u zgjodh për kryeministër thotë se nuk ekziston politikan që menjëherë do të nënshkruaj Marrëveshje me Maqedoninë, sepse Qeveria e tij do të bie menjëherë”, deklaroi Mickoski.

Ai vlerësoi se nëse bëhet profil i personalitetit të Petkovit do të shohim se “guximi nuk është veti e tij”, duke treguar se kryeministri bullgar mbetët në qëndrimet për problemet historike dhe se i azhurnon dhe i përforcon me kërkesa të reja.

“Ai do të thotë ka pozicion ultra të ngurtë, ndërsa politikanët tonë këtë e përshëndetin”, konsideron Mickoski.

Sipas tij, Bullgaria po luan “lojë pa kufi” me vendin, duke vendosur kërkesa joreale. 

Related posts

Lupço Nikollovski: Me vendimin e ri qeveritar parandalohet keqpërdorimi i veturave zyrtare

N E

Shkupi me më së shumti raste aktive me COVID-19, Dojrani me më pak raste

D V

Memeti: Gostivari duhet të jetë në karantinë, nuk ka vend në spital për pacientët e tjerë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More