Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski përsëri i bëri thirrje Kovaçevskit që të zgjedhë datë për zgjedhje të përbashkëta mes dy festave të mëdha fetare

Shkup, 26 tetor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sot përsëri i bëri thirrje kryeministrit Dimitar Kovaçevski që të zgjedhë një datë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

“Nëse VMRO-DPMNE i inicon ato takime, atëherë do të paraqitet Talat Xhaferi dhe do të thotë që ai është kryetari i Kuvendit dhe është logjike që ai t’i inicojë, kështu ne pastaj do të sulmohemi se pse ne i inicojmë, ndërsa ai jo. Prandaj tham le të ulen dhe të pajtohen, unë kam informacione se Kovaçevski, Ahmeti dhe Grubi sot do të kenë një drekë pune, le të ulen dhe të dakordohen dhe të thonë, këtë ditë, grupet punuese do të takohen dhe do të bisedojnë për të ardhmen sepse këto dy procese janë kyçe për ardhmërinë e Maqedonisë”, deklaroi Mickoski gjatë vizitës në Gjorçe Petrov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me grupet punuese për zgjedhjet.

Ai përkujtoi se ka rekomandime serioze nga OSBE/ODIHR që duhet të zbatohen në Kodin Zgjedhor dhe ato, siç tha, janë që Kodi Zgjedhor të mos hapet gjashtë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.

“Ne jemi më pak se gjashtë muaj para zgjedhjeve, prapë do të bëjmë faull, përsëri do të ndërhyjmë, sepse, dikush është frikacak dhe nuk do që të dalë e të përballet me qytetarët. Por duhet të dalë. Nga sot duhet të kemi zgjedhje brenda pak muajsh.

Po e përsëris, le të marrë një fletë letre, të shkruajë një datë, dhe afër atyre dy festave të mëdha fetare – e kam fjalën për Ramazanin dhe Pashkët. Le të vendosë, si të vendosë, ashtu do ta pranojmë. Nëse duhet le të konsultohet me Grubin dhe Ahmetin, le të kërkojë dritën jeshile, si të vendosin ata, kështu do të bëjmë”, thotë Mickoski.

Sipas tij, nuk duhet të ketë zgjedhje të ndara, sepse, siç tha ai, “është një shpenzim i madh prej dhjetëra milionë eurosh dhe do të ishte “tmerruese nëse dikush mendon në atë drejtim”.

 Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot u bëri thirrje partive politike me kohë të bien dakord për datën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare vitin e ardhshëm me qëllim të respektimit të afateve ligjore dhe kushtetuese. 

“Deri në vitin e ri duhet të kemi një konsensus lidhur me zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet parlamentare janë tjetër histori dhe vlejnë procedura të tjera dhe afate të tjera, dhe ka kohë deri në shkurt, mars”, theksoi Xhaferi në brifingun e sotëm me gazetarët. 

 Nëse partitë nuk bien dakord dhe kalkulojnë, thotë ai, nuk do ta lë ashtu, nuk do të lejoj që të shkojë përtej asaj që është përcaktuar. 

Related posts

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Xh M

Konsensus politik për korrupsionin mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në parlament

Xh M

Gjuha kërcënuese e Bogojeskit, e kërcënon Ali Ahmetin me jetë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy