Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Për rastin e Onkologjisë nevojitet përgjegjësi penale dhe politike

Shkup, 4 shtator – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha sot se nevojitet përgjegjësi penale dhe politike në rastin e Klinikës së Onkologjisë për pretendimet e shitjes së citostatikëve. Ai theksoi se Qeveria duhet menjëherë të japë dorëheqje të parevokueshme dhe të mbajë zgjedhje të shpejta parlamentare.

“Si person, jam i tmerruar nga ajo që po ndodh. Jemi dëshmitarë të një shoqate kriminale-monstruoze-mafioze të disa personave mjekësor të afërt me partitë në pushtet. E tmerrshme është se për t’u pasuruar, për të përfituar personalisht, ilaçet që në vend që t’u jepeshin atyre që kanë më shumë nevojë dhe që vdesin nga dhimbja, i rishitën dhe i lanë pacientët në mëshirën e tyre. Ata praktikisht u bashkuan për të kryer një krim kundër njerëzimit. Kjo i shkakton mundime të mëdha çdo njeriu, por ne si VMRO-DPMNE para dy vitesh kemi paralajmëruar se kjo po ndodh në atë klinikë”, tha Mickoski në përgjigje të një pyetjeje, i cili sot ishte për vizitë në Vinicë.

Ai theksoi se Kovaçevski duhet të përgjigjet pse nuk funksionon sistemi me të cilin janë monitoruar barnat.

“Kush është ai që ka urdhëruar ai sistem në vend që të jetë funksional, të vendoset në bodrum. Pse ata që do të paguajnë marrin trajtimin e duhur mjekësor, dhe ata që fatkeqësisht nuk mund të paguajnë, lihen në mëshirë dhe në dhimbje e vuajtje të forta për të vdekur. Së shpejti do t’i marrim ato përgjigje si qeveri e ardhshme që do të udhëheqë VMRO-DPMNE dhe Koalicioni. Unë si person asnjëherë nuk i kam politizuar këto gjëra sepse bëhet fjalë për fate njerëzore dhe vuajtje që përjetojnë familjet, por nuk mund të mos ju kujtoj fushatat e bëra nga LSDM në të kaluarën në të cilat u keqpërdorën fatet njerëzore”, shtoi Mickoski. 

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky