Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski paralajmëron mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve për referendum

Shkup, 17 korrik – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski paralajmëroi mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve për referendum për siç tha, “mposhtjen e bullgarizimit dhe asimilimit”.

 

“Vazhdojmë edhe më tej të luftojmë, nuk ka zmbrapsje. Periudha para nesh, këto dy javë planifikoj të dal me propozim para Komitetit ekzekutiv të partisë dhe të shqyrtojmë mundësinë e një referendumi për mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve”, deklaroi Mickoski gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel.

Mickoski shtoi se qytetarët duhet të dalin në referendum dhe të deklarohen nëse e mbështesin ose jo kapitullimin e Qeverisë.

“Vlerësoj se qytetarët duhet të japin mendimin e tyre, pra duhet të dalin në referendum dhe të thonë nëse janë ‘për’ apo ‘nuk janë’ për këto ndryshime që Qeveria i nënshkroi pas këtij nokauti dhe kapitullimi diplomatik. Por të dalim së pari si parti me qëndrim dhe mëpastaj do të ketë më shumë detaje për opinionin”, tha Mickoski.

Ai theksoi se se kjo është iniciativa e radhës që planifikon t’ia propozojë Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. “Të fillojmë me iniciativën për mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve dhe të prononcohemi përmes një referendumi të qytetarëve”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së. Ai ftoi qytetarët që të bashkohen kundër politikave të këqija të qeverisë dhe shtoi se atë që nënshkroi Osmani sot nuk do të thotë se gjithçka ka marrë fund.

Related posts

Surija Rashidi: Aleanca për Shqiptarët edhe më tej vepron si opozitë

Z.H

KE u bën thirrje vendeve anëtare ta finalizojnë Fronteksin me Maqedoninë e Veriut

Z.H

Zaev: Mandatar mund të jetë vetëm kryetari i LSDM-së

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More