Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski paralajmëron kryetarët e komunave: Mos u kapni për kolltuku por dilni në teren

Shkup, 2 nëntor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, u ka bërë me dije kryetarëve të rinjë të komunave të zgjedhur nga radhët e VMRO-së se nuk do i lejojë të qëndrojnë këmbë mbi këmbë por se duhet të përvjelin mëngët dhe të punojnë, informon Zhurnal.

 

Ai u bënë me dije të harojnë në privilegjet që sjellë funksioni dhe duhet të dalin në teren për t’i zgjidhur hallet e qytetarëve.

“Haroni privilegjet që i sjellë funksioni, përvjelni mëngët dhe nga nesër në punë! Kolltuqet tuaja zëvendësoni me dalje në teren, punë me qytetarët dhe zgjidhjen e problemeve. Harroni tenderët e fshehta dhe marrëveshjet në katër sy. Asnjëherë mos harroni prej ku vijmë!”, porositi kështu Hristijan Mickoski.

Ai shtoi se nga ai mund të presin miqësi por edhe kritika.

“Unë do të jem miku juaj më i mirë, por edhe kritikuesi më i madh. Ky popull meriton dhe duhet të shohë rezultat dhe dallim. Ata njerëz duhet ta dijnë se qëndroj pas çdo fjale timen. Kemi shumë punë dhe duhet të sjellim rezultate. Nuk duhet t’i tradhëtojmë. Ky është një besim i madh dhe duhet ta respektojmë”, tha Mickoski.//Zhurnal.mk

Related posts

Lëvizja Besa përgatitet e vetme të del në zgjedhjet lokale

D V

Qeveria do ta mbajë seancën e 109-të

D V

Pa energji elektrike një pjesë e Zelenikovës dhe Studeniçanit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More