Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial: Mickoski pa fije turpi kërkon të fitojë pikë politike nga gjaku i derdhur në kuvend!

Editorial, shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 6 maj – VMRO DPMNE edhe pse kanë kaluar më shumë se katër vite nga ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill të vitit 2017, ende nuk është mbushur me mend dhe nuk ka marrë leksion nga kjo ngjarje, prandaj vazhdon të kërkojë lirimin e të akuzuarve. Mckoski si kryetar i kësaj partie po dëshmon edhe një herë se ka ngelur në të kaluarën e errët ët partisë së tij, e cila mundohej që ta mbante pushtetin me dhunë. Sigurisht se ka një prapavijë pse e bën këtë gjë Mickoski. Atij jo që i dhimbsen qytetarët e tij, por në emër të tyre kërkon që të fitojë vota në zgjedhjet lokale, duke mos dashur të akuzohet se ai s’ka bërë asgjë për këta persona.

VMRO DPMNE po luan në kartën e nacionalizmit për fitimin e pikëve politike

Gjatë sulmit të kuvendit nga një grup i madh protestuesit që kundërshtonin zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të këtij institucioni, por edhe ndërrimin e pushtetit, ishin plagosur rëndë kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, të cilët sulmuesit e kishin lënë për të vdekur, kreut të LSDM-së, Zoran Zaev ia kishin çarë ballin, deputeten Radmilla Sheqerinska e kishin kapur për flokë, ndërsa shumë të tjerë ishin lënduar, duke përfshirë edhe gazetarë.

Është fakt se ajo që kishte ndodhur më 27 prill të vitit 2017, ishte gjëja më e tmerrshme dhe më e dënueshme që mund të ketë ndodhur ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut, prandaj duhet të përcillet mesazh i fuqishëm se diçka e tillë nuk duhet të ndodh kurrë më në Maqedoninë e Veriut. Atë ditë çdo njëri nga të pranishmit kam undur të humbte jetën, prandaj është absürde kërkesa e VMRO DPMNE-së.

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski ka theksuar se duhet të lirohen të dënuarit, ndërsa veprimin e tyre e quajti të drejtë, meqë, sipas atij, ata më 27 prill kishin mbrojtur Kushtetutën.

Ky është absurdi më i madh që mund të dalë e të thotë një lider partie që synon në të ardhmen të bëhet kryeministër i këtij vendi. Sigurisht se a ika një arsye të madhe se përse e bënë këtë. Ai është i vetëdijshëm se është gabim në atë që e thotë por kërkon që falë kësaj revolte të përfitojë pikë politike në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Dënohet shqiptari që shpëtoi Selën, e kërkohet lirimi i atyre që e lanë për të vdekur!

Edhe pse kanë kaluar katër vjet nga kjo ngjarje e rëndë, që ndryshe njihet edhe si e “enjtja e përgjakshme”, nuk ka një epilog gjyqësor për organizatorët e dhunuesve të deputetëve. Organet gjyqësore deri më tani kanë dënuar 16 persona me mbi dhjetë vjet apo gjithsej 211 vjet burg, nën akuzën e “kërcënimit terrorist të rendit kushtetues”, por ende nuk ka një epilog gjyqësor për personat e dyshuar si organizatorë të kësaj ngjarjeje, në mesin e të cilëve është edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, si dhe ministra e zyrtarë tjerë të lartë të pushtetit të kaluar.Në mesin e të dënuarve është edhe një shqiptar, Fetah Alimi, njeriu që kishte shpëtuar nga vdekja Zijadin Selën. Alimi ka qenë pjesë e sigurimit të kuvendit, ndërsa është dënuar për moskryerje të detyrës gjatë pushtimit të kuvendit.

Zijadin Sela gjatë vizitës që i bëri atij në burg, tha se Alimi është dënuar vetëm pse e ka shpëtuar atë nga likuidimi fizik. Kreu i opozitës shqiptare hodhi dyshime edhe mbi protestën e VMRO-DMNE-së dy ditë më parë, duke theksuar se mos ndoshta kjo parti së bashku me partitë tjera LSDM-në dhe BDI-në, po përgatisin ndonjë ligj për amnistinë e sulmuesve të kuvendit. Prandaj Sela ka kërkuar që të lirohet shpëtuesi i tij Fetah Alimi, e të dënohen ata që e lanë atë për të vdekur, e në asnjë mënyrë mos të amnistohen të njëjtët.

Mickoski e ka parë me sytë e tij këtë ngjarje barbare

Hristijan Mickoski e ka parë vet me sytë e tij këtë ngjarje dhe për një njeri normal është e pakuptimtë se si ai mund të kërkojë lirimin e këtyre dhunuesve të cilët nuk kishin mëshirë ndaj të zgjedhurve të popullit. E këtu ka shumë dilema që shtrohen në publik!

Si do të sillej Mickoski nëse këtë vepër e kishin bërë të tjerët? Çfarë do të ndodhte nëse këtë vepër e bënin shiptarët ose ndonjë parti tjetër. Historia na dëshmon se për protesta normale kur është dashur të mbrohet hapja e Universitetit të Tetovës, policia kishte vrarë njerëz të pafajshëm dhe askush nuk kishte marrë dënimin e merituar. Ngjashëm kishte ndodhur edhe në rastin e Gostivarit kur u mbajt protesta për mbrojtjen e flamurit kombëtar shiptar e pa shtuar këtu edhe rastin e Bit Pazarit.

Kuvendi është insitucioni më i lartë ligjvënës ku qëndrojnë të zgjedhurit e popullit, prandaj tolerimi i një grupi që të shkaktojë dhunë, grup i cili me të drejtë është quajtur nga prokuroria si “terrorist”, do të ishte skandali më i madh. Çfarë nëse në pozitën e të rrahurve ishte Mickoski ose anëtarë të partisë së tij! A do të ishte i njëtë edhe ky reagim i VMRO DPMN-së. Sigurisht se ata do të kërkonin dënime maksimale, prandaj është e pandershme dhe aspak e moralshme kërkesa e opozitës në ngjarjet e kuvendit.

Related posts

MPB-Maqedoni apel qytetarëve: Mos bini pre e emaileve të rrejshme të dërguar në emër të BSP-së

D V

Mbyllen pesë markete në Maqedoni, nuk kanë respektuar masat e qeverisë

D V

DPHM: Nesër në pjesët perëndimore shi lokal

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!