Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski – Orban: Mbështetja nga Hungaria është dëshmi e miqësisë së vërtetë

Shkup, 24 tetor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot së bashku me nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikolloski në Budapest ka realizuar takim me kryetarin e partisë FIDESH dhe kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Siç kumtojnë nga VMRO-DPMNE, në takim janë konstatuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet dy partive dhe është biseduar për realizimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë.

“Lideri i VMRO-DPMNE-së Mickoski falënderoi Hungarinë për mbështetjen që i jep Maqedonisë duke theksuar se kjo është dëshmi e miqësisë së vërtetë dhe duke shpresuar se kjo mbështetje do të vazhdojë duke pasur parasysh se Hungaria vitin e ardhshëm do të marrë kryesimin me Bashkimit Evropian”, informuan nga VMRO-DPMNE.

Në takim u bë një pasqyrë e bashkëpunimit dhe punës së dy partive me qëllim të shkëmbimit të përvojave që janë shfrytëzuar në përgatitjen e programit të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet e ardhshme. U bisedua edhe për projektet e ardhshme dhe planet zhvillimore të cilat sipas njoftimit, “do të realizohen menjëherë pas ndryshimit të pushtetit në Maqedoni”.

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky