Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Në vitin 2022 ndryshimet dhe projektet do të sjellin fitoren përfundimtare

Shkup, 31 dhjetor – Viti që po kalon ishte viti i sfidave të mëdha, por edhe i ndryshimeve të mëdha. Ndryshime që i keni sjellë Ju. Viti i Ri 2022 do të jetë viti në të cilin ndryshimet dhe projektet do ta sjellin fitoren përfundimtare, triumfin e vlerave të vërteta, i porositi qytetarët lideri i VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski në fjalimin e Vitit të Ri.

 

“Viti që po e lëmë pas na ka lënë emocione të ndryshme. Pandemia e Kovidit, kriza energjetike, ngecja prapa e ekonomisë, tragjeditë në Tetovë dhe Bullgari dhe pushtet i paaftë dhe jopërgjegjës kanë shkaktuar dhimbje dhe pikëllim, revoltë të madhe, zhgënjim, pasiguri…. Por edhe përfundimisht ndërgjegjësim dhe guxim se gjërat duhet t’i ndryshojmë ne vetë. Për shkak neve dhe për shkak të familjeve tona.

Ndryshimet që sjellin të ardhme të re, më të mirë dhe më bukur janë detyrimi ynë. Puna është themeli i suksesit tonë. Projektet që i realizojmë hap pas hapi do të sjellin zhvillim, stabilitet dhe suksese”, thotë Mickoski në fjalim.

Porosit që të përmirësohet ekologjia, të zhvillohen infrastruktura, të avancohet arsimi, sporti dhe kultura.

“Të jemi njerëz më të mirë, të respektohemi më shumë dhe të krijojmë të ardhme më të mirë për të gjithë fëmijët tanë. Sa më shumë krijojmë, aq më shumë do t’i lehtësojmë ata. Sa janë ata më të lumtur, qa janë ata më të pamotivuar. Fëmijët e Maqedonisë meritojnë të ardhme të re të lumtur në një shtet të rregulluar, e cila do t’i përmbush të gjitha nevojat e tyre”, thotë Mickoski.

Për Vitin e Ri 2022 thekson se do të jetë vit, në të cilin, siç thotë, ndryshimet dhe projektet do ta sjellin fitoren përfundimtare, triumfin e vlerave të vërteta.

Premton se me gjithë forcën do të luftojë që të jetë më mirë.

Децата на Македонија заслужуваат нова, среќна иднина во средена држава која ќе ги задоволи сите нивни потреби. 2022…

Posted by Hristijan Mickoski on Friday, December 31, 2021

Related posts

Panovski: Ka protokoll për mjekim të coronavirusit, por askush nuk e publikon

D V

Zjarri në spitalin modular në Tetovë/ Pas 4 muajve arriti raporti nga ekspertiza gjermane

Z H

Osmani për “Agjenci Evropa”: Hapja e negociatave për anëtarësim është investimi më i lirë i BE-së për të nxitur progresin në Ballkanin Perëndimor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More