Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski në takim me Berbok: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese

Shkup, 23 mars – Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski theksoi se partia e tyre nuk do të angazhohet në një proces, që sipas tij po e imponon Qeveria.

“Këtë proces Qeveria po e sheh si mënyrë për të blerë kohë dhe amnisti nga krimet që bën. Përbërja aktuale parlamentare nuk ka marrë mandat nga qytetarët për të marrë pjesë në procesin e ndryshimit të Kushtetutës dhe për këtë arsye nuk do të ketë ndryshime kushtetuese”, deklaroi Mickoski gjatë takimit në Shkup me shefen e diplomacisë gjermane, Analena Berbok..

Ai po ashtu shtoi se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar.

“Ne kemi nevojë për reforma reale dhe progres në rrugën drejt BE-së, jo një angazhim deklarativ siç po bën qeveria”, theksoi Mickoski në takimin me shefin e diplomacisë gjermane që u zhvillua në ambientet e rezidencës gjermane në Shkup. 

Related posts

Në prag të ushtrimit “Përgjigje e shpejtë 23”, në Kavadar prezantohen pajisjet ushtarake

Xh M

Anketë e IPIS: 6,6% Ali Ahmeti, 2,2% Bilall Kasami, 1,8% Arben Taravari, 1,3% Afrim Gashi, 1,1% Zijadin Sela

Redaksia

Përkatësia etnike edhe në certifikatat e lindjes

Xh M