Shkup, 1 dhjetor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot ka realizuar takim me ambasadorin e Çekisë në vend, Jarosllav Ludva, ka biseduar për situatën aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për procesin e integrimeve evropiane.
Siç kumtuan nga VMRO-DPMNE, Mickoski ka theksuar se pushteti shumë vështirë po përballet me krizën ekonomike dhe energjetike, ndërsa e gjithë kjo ndikon keq në standardin jetësor të qytetarëve.
“Mickoski theksoi se përveç krizës ekonomike dhe politike, Qeveria po e shtyn shtetin edhe në një krizë të re politike, duke theksuar se e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë katastrofale janë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga të cilat ikë Kovaçevski dhe LSDM-ja, për shkak të rejtingut të dobët, mosveprimi dhe mungesa e kapacitetit që të sigurojnë të ardhme për qytetarët, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Mickoski e informoi ambasadorin Ludva se VMRO-DPMNE-ja konsideron se integrimet evropiane duhet të jenë sipas kritereve të Kopenhagës, e jo sipas kushtëzimeve për historinë nga ana e Bullgarisë fqinje.
Lideri i VMRO-DPMNE-së njëherësh i ka shprehur falënderim Ludvës për bashkëpunimin e deritanishëm me shpresë se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.