Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Në qeverinë e re janë të njëjtit, politikat e të cilëve u mposhtën

Shkup, 11 janar – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një prononcim për “Dojçe Vele”, në lidhje me përbërjen e propozuar të Qeverisë thotë se ajo përmban të njëjtat personazhe, politikat e të cilëve u mposhtën në zgjedhjet e fundit lokale, por edhe personazhe që nuk janë aspak mbresëlënëse, duke shtuar se, që në këto pozita vijnë si roje të zaevizmit dhe pasues të verbër.

“Tani në këtë qeveri janë të njëjtët personazhe, politikat e të cilëve u mposhtën. E keni Lupço Nikollovskin që ishte në krye të antikorrupsionit në kohën kur kjo qeveri është në vendin e parë në të gjitha shkallët pas korrupsionit. Sërish ministër është Mariçiq, i cili njihet për padrejtësitë dhe kaosin në drejtësi dhe rastet e sajuara që përfundojnë me moszbatimin e drejtësisë. Qeveria vazhdon të udhëhiqet nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili është mbrojtësi kryesor i mafies dhe gjatë së cilës kanë ndodhur skandalet më të mëdha lidhur me kontrabandat e ndryshme, pasaportat, vrasjet e pazbardhura e të ngjashme. Ministër është edhe Bytyqi, i cili do të mbahet mend për fiaskon në ekonomi, inflacionin, çmime të larta në tregje dhe paga të ulëta”, tha Mickoski.

Nga ana tjetër keni edhe ministra jo mbresëlënës, portofolet e të cilëve thonë se kanë ardhur atje si roje të zaevizmit dhe ndjekës të verbër. Ministër është edhe profesor Tupançeski, dhe do të ishte mirë të dëgjohej se çfarë mendon ai si një avokat i mirë për kërkesën kryesore të Alternativës, e cila është pjesë e marrëveshjes me LSDM-në – rihapja e rasteve “Monstra” dhe rastet tjera të vërtetuara me ligj”, shtoi Mickoski.

Mickoski beson se kjo qeveri do të jetë vetëm vazhdimësi e qeverisjes së mëparshme të Zaevit pa freski dhe energji të re, pa plan dhe strategji, duke theksuar se e vetmja rrugëdalje nga kriza aktuale janë zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare.

Related posts

Dimitrov: Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është mjaftë e vështirë, ndoshta më e vështira

D V

Gjykimi për “dhomën publike” vazhdon më 27 gusht, Prokuroria ka fakte për administratorin e grupit

Z.H

Grubi pas takimit: BDI më e fortë se kurrë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More