Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Mund të koalicionojmë me BDI-në, por s’ka vend për funksionarët e dyshuar

Shkup, 4 nëntor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot ishte për vizitë në qytetin e Manastirit, ku dha edhe deklaratë për media.

 

I pyetur si planifikon të sigurojë shumicën e votave për të formuar qeveri, ai u përgjigj se plani është me 61 deputetë, ndërsa për atë nëse do të koalicionojë me BDI-në, ai tha se VMRO koalicionon me cilëndo parti por në kabinetin e tij nuk do të jenë persona të cilët kanë afera korruptive.

“Nëse VMRO-DPMNE do të koalicionojë apo jo me BDI-në, apo me cilëndo parti tjetër politike, do të shohim. Ambicja jonë në pjesën e bllokut shqiptar është opozita shqiptare, por ka rregull të badenterit dhe duhet ta respektojmë. Nëse kemi koalicion me BDI-në, gjithsesi ato njerëz për të cilët kemi dyshime, nuk do të jenë pjesë e kabinetit tim. Gjithnjë BDI e sulmojnë VMRO-DPMNE-në se paska qenë në koalicion me “Të Majtën”. PSe? Sepse në sytë e votuesve maqedonas, Të Majtën ta bëjnë viktimë se po i sulmojnë kriminelët e BDI-së, e t’i japin goditje nga e djathta VMRO-DPMNE-së. Ja pyetni Të Majtën se me kë janë në koalicion në Shkup, Manastir, Aerodrom, Gjorçe Petrov.. Ja ju ftoj t’i pyetni. Qëllimi ynë është ta rrënojmë këtë Qeveri”, tha Mickoski./Zhurnal.mk

Related posts

Çfarë thuhet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, plani sekret i Boris Johnson, do i rrëmbejë BE-së Ukrainën, Poloninë dhe…

Xh M

VMRO-DPMNE: “Krahas rrymës do të rritet edhe çmimi i ngrohjes”

I Z

Rihapen kafenetë dhe restorantet në Greqi

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More