Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: LSDM-së i nevojitet ndryshim rrënjësor, Alternativa ka dy opsione për të ardhmen e saj

Shkup, 26 nëntor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, konsideron se organet e LSDM-së sonte në seancat e Këshillit qendror dhe ekzekutiv,do të vendosin se si do të funksionojë më tej LSDM-ja, por nuk do t’i komentojnë vendimet dhe mbledhjet e tyre sepse, siç tha, kjo është puna e tyre.

“Fillimisht duhet të korrigjohen nga brenda, pastaj të gjejnë njerëz që do të japin punë sepse Maqedonisë i duhet LSDM cilësore, e jo LSDM që do të angazhohet në vjedhje, mashtrime, tradhti”, tha Mickoski pas vizitës në shkollën fillore “Aleksandri i Madh” në Komunën e Aerodromit.

Pas dorëheqjes së kryetarit të partisë dhe kryeministrit Zoran Zaev, ai nuk pret ndryshime në pushtet nga, siç tha ai, “këta njerëz që janë aty për momentin”.

I pyetur se çfarë pret nga Alternativa, ai është përgjigjur se nuk ka informacion se çfarë konkluzioni do të arrijnë sot organet e partisë në mbledhjen e kryesisë qendrore dhe se këtë çështje nuk e ka diskutuar me liderin Afrim Gashi.

“Alternativa ka dy opsione – ta pranojë ofertën e Zaevit dhe të hyjë në këtë qeveri, të cilën e vlerësojmë me notën më të ulët dhe ndoshta më e keqja në 30 vitet e Maqedonisë së pavarur, ose të mbetet në opozitë. Ata kanë një udhëheqje, një strategji, ata vendosin për të ardhmen e tyre. Të presim vendimet e dy partive që sot kanë takime të lidershipit të lartë, kështu që pastaj do t’i komentojmë”, tha Mickoski.

Lidhur me aksidentin e rëndë të autobusit në Bullgari të martën, Mickoski tha se tre ditë nuk kanë komentuar me vetëdije dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave. Ai vlerëson se duhet të ketë përgjegjësi morale të ministrave dhe institucioneve kompetente dhe se kjo ngjarje fatkeqe, siç tha ai, është “vetëm vazhdimësi e korrupsionit, krimit dhe mosfunksionimit të institucioneve shtetërore që filloi me aksidentin në Llaskarcëi dhe hetimin sipërfaqësor në ‘Durmo turs’ dhe vazhdoi me kabllon në spitalin modular në Tetovë”.

E komentoi edhe vendimin për menaxhimin e ri të REK Manastirit, duke vlerësuar se kompleksiteti i asaj pune kërkon kuadër ndryshe.

“Pres vetëm që të thellohet agonia, nuk mendoj se do të ndodhë diçka ndryshe dhe që të mos shtrenjtohet rryma duhen shumë para… Prandaj duhen zgjedhje të shpejta dhe njerëz të rinj që dinë si të ballafaqohen me këto probleme”, shtoi Mickoski./Zhurnal.mk

Related posts

Sali: Presim autoritetet turke të na tregojnë për çka kanë nevojë, dy ekipe janë gati

Z.H

Sot 30 viktima dhe 577 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

D V

Vendi rrezikon reduktime të rrymës gjatë sezonit të dimrit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More