Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Kovaçevski do t’i vazhdojë politikat e Zaevit

Shkup, 29 dhjetor – Nga udhëheqja e re e LSDM-së dhe mandatari Dimitar Kovaçevski pres vazhdim të politikës së Zoran Zaevit, mossuksese dhe mospasje të strategjisë, deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Komunën e Butelit.

“Kam pasur rast të dëgjoj një intervistë të Kovaçevskit, sterile, tekstualisht nuk mund të njoh ndonjë fjali politike, lidere të cilën do të mund ta komentoj. Për këtë pres vetëm vazhdim të politikave dhe asgjë tjetër”, tha Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE shtoi se nga Kovaçevski nuk ka dëgjuar asgjë të re dhe nuk pret asnjë kthesë në lidhje me politikat e Qeverisë, të cilën ai do ta udhëheq.

Mickoski theksoi se edhe pse, siç tha ai, VMRO-DPMNE është parti politike me grupin më të madh parlamentar në Kuvend dhe me më së shumti kryetarë komunash, presidenti Stevo Pendarovski vendosi që mandatin për formimin e qeverisë së re t’ia japë një personi që nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, as nuk ka kërkuar besim, as nuk ka legjitimitet popullor”.

Lidhur me rastin e ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, i cili sipas pretendimeve për një veturë prej 50.000 eurove ka raportuar shpërblim prej vetëm 5.000 euro,

Mickoski theksoi se nëse institucionet nuk reagojnë menjëherë, vetëm do të dëshmojnë se janë jofunksionale.

“U bëj thirrje institucioneve që ta hetojnë këtë dhe menjëherë të nisin procedurë sepse vetëm në këtë mënyrë do të dëshmojnë se janë të paanshëm dhe jashtë ndikimit politik”, tha Mickoski.

Lidhur me njoftimin e Qeverisë për ndarjen e 45 mijë kuponëve nga 1000 denarë për tejkalimin e krizës energjetike, Mickoski vlerësoi se kjo është një politikë “blej-shitje” dhe dëshmi se qeveria nuk ka “strategji apo njohuri për t’u përballur me krizën energjetike në vend”.

Related posts

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Silvestri: Italia i mbështet Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për inkuadrim në BE

Z.H

Vaksinë kundër Kovid-19 dje kanë marrë 12.545 qytetarë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More