Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski i kërkon Gërkovskës të mos spekulojë por të zbulojë emrat e funksionarëve

Shkup, 21 dhjetor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot i bëri thirrje zëvendëskryeministres për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska për t’i thënë publikisht emrat e funksionarëve për të cilët janë iniciuar procedura lidhur me keqpërdorime.

Gërkovska sot në intervistën për MIA-n potencoi se Kabineti i saj deri më tani ka iniciuar tri procedura lidhur me keqpërdorime nga ana e funksionarëve. Ajo potencoi se për dy tashmë ekziston dyshim i bazuar për parashtrim të padisë penale, ndërsa rasti i tretë është parashtruar para një kohe dhe bëhet fjalë për rast të madh dhe voluminoz, për ç’shkak nuk pret deri në fund të vitit të ketë epilog nga ana e organeve hetuese.

Ajo nuk zbuloi për cilat raste dhe për kë bëhet fjalë, por potencon se është ithtare e prezumimit të pafajësisë dhe ndjekjes legale të ngjarjeve.

“Supozoj se Gërkovska e ka një autorizim të veçantë që është mbi të gjitha autorizimet. Ajo mund të jetë në të njëjtën kohë edhe organ hetues, edhe prokurore dhe gjykatëse, e mbase edhe spekuluese. Prandaj do të ishte e ndershme, nëse një zëvendëskryeministër i një shteti jep një informacion të tillë t’i thotë emrat. Pasi çdo gjë tjetër do të jetë defokusim nga esenca e vërtetë”, tha sot Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në ngjarjen në të cilën së bashku me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski mori pjesë në përurimin e qendrës së re sportivo-rekreuese “Maqedonia” në Radishan.

Mickoski potencoi se Gërkovsa nuk duhet të spekulojë, pasi është joserioze, por t’i thotë emrat e funksionarëve të dyshuar.

“Në qoftë se nuk ka autorizime mbi të gjitha autorizimet, shtrohet pyetja nga e ka atë informacion se është duke vijuar hetimi. Kush ia ka dhënë atë informacion? Pasi ajo duhet të jetë edhe mbi MPB-në dhe mbi Prokurorinë dhe mbi gjyqësinë që disponon me informacion se ekziston njëfarë hetimi”, shtoi Mickoski.

I pyetur ta komentojë anketën e IRRI-t në pjesën e hyrjes së bullgarëve në Kushtetutë, ai u përgjigj se ata nuk i ndryshojnë qëndrimet e tyre brenda natës.

“Unë kam thënë, qëndrimi ynë është parimor. VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës. Në asnjë moment nuk kemi menduar ta mbështesim një gjë të tillë”, deklaroi Mickoski.

Ai potencoi janë të nevojshme garanci për identitetin, për gjuhën maqedonase si edhe për “çështje të tjera”.

Ai edhe njëherë e përsëriti se janë të nevojshme zgjedhje të parakohshme.

“Sot janë alarme të rrejshme për bomba, nesër do të jetë diçka tjetër, dhe kështu do të sillemi brenda rrethit. Kanë bërë analizë nga qendra e komunikimeve në kuadër të partisë tonë, nga viti 2018 ne jemi duke luftuar me sulmet hibride. Atëherë i paralajmëronte Shekerinska, sot po lufton sërish kjo Qeveri e Kovaçevskit. Do të thotë për katër vite ne jemi duke luftuar me sulme hibride”, shtoi Mickoski.

Related posts

Alarmante/ 46 raste të reja me HIV/AIDS në vend këtë vit, 10 më shumë se vitin e kaluar

Xh M

Vazhdojnë kërkimet për 14-vjeçaren e zhdukur nga Shkupi

Xh M

Mërgimtarët në Zvicër hapin dyert për liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim

Xh M