Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Hapja e klubit në Bllagoevgrad është mundësi e shkëlqyer për bashkim

Shkup, 28 tetor – Hapja e klubit maqedonas “Nikolla Vapcarov” në Bllagoevgrad është mundësi e shkëlqyer që kreu shtetëror të bashkohet dhe të vijë së bashku me mua aty, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistë për portalin A1ON.

 

Mickoski potencoi se klubi në Bllagoevgrad, i cili do të hapet të dielën, e mban emrin e një personalitei historik që bashkon, për dallim nga emrat e qendrave kulturore bullgare, emrat e të cilave janë të bashkëpunëtorëve të dëshmuar fashistë bullgarë.

“Këtë nuk mund Bullgaria ta kuptojë si provokim, pasi ne nuk hapim qendër kulturore maqedonase, e cila ka emër të bashkëpunëtorit të dëshmuar fashist. Populli maqedonas është antifashist dhe ashtu e ka krijuar shtetin e vet, në bazë të luftës kundër fashizmit. Dhe këto dy punë nuk mund njëra me tjetrën të lidhen”, tha Mickoski.

Sipas tij, “ne nuk e mohojmë identitetin e bullgarëve, por bullgarët e mohojnë tonin dhe këtu ka dallim thelbësor”.

Ai edhe një herë e përsëriti qëndrimin e VMRO-DPMNE-së se partia nuk do të përkrah ndryshime kushtetuese dhe vendosjen e bullgarëve në Kushteutë, nëse nuk merren garanca të fuqishme nga ana e Bashkimit Evropian për identitetin maqedonas, ku përmbahet gjuha dhe për atë se çështjet bilaterale më nuk do të jenë mundësi për veto të re, derisa vendi nuk bëhet anëtar i BE-së.

Related posts

EDITORIAL / LSDM harxhon para për “reklama të zeza” në kohë krize !

Redaksia

Taravari: Kemi zëvendësim për Kastriot Rexhepin, kjo Qeveri do të bie!

Z.H

Arsovska: Deri tani janë pastruar mbi 30 deponi të paligjshme, do të ndëshkohen të gjithë ata që kërcënojnë jetën e shkupjanëve

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More