Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Evropa të mos na kushtëzojë më tepër por të jep datë për fillim të negociatave!

Shkup, 17 nëntor – Hristijan Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së, sot para gazetarëve kërkoi nga Bashkimi Evropian që sa më shpejtë të jep datë për negociata për Maqedoninë e Veriut dhe të mos i zvarritë ato duke kërkuar kushte të reja, informon Zhurnal.

Sipas tij, çdo zgjidhje me Bullgarinë është e pranueshme nëse është në korniza të rezolutës që u soll në Kuvendin e Maqedonisë.

“Çdo zgjidhje që është në korniza të rezolutës e cila është mbështetur nga partitë politike në Parlamentin e Maqedonisë, VMRO-DPMNE do ta mbështesë. Edhe pse në të kaluarën na bindnin se nuk kemi çështje të hapura me fqinjët, por ashtu siç gënjejnë në raste tjera, gënjyen dhe tani. Përpiqen përsëri me manovra politike ta gënjejnë opinionin”, thotë Mickoski.

Ai shtoi se orë e më parë Maqedonia duhet të mer datë për negociata me BE-në dhe kjo duhet të ndodhë tani në këtë samit evropian të dhjetorit.

“Ky popull shumë herë në të kaluarën ka qëndruar në këto vlera civilizuese evropiane, e këtë herë duhet Evropia t’ia kthejë popullit të Maqedonisë dhe të mos na shantazhojnë me kushte të tjera shtesë. Këtë nuk do ta pranojë VMRO-DPMNE. Duhet menjëherë të jepet dritë jeshile, Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në. Evropa duhet t’i jep mirënjohje këtij populli dhe të jep datë për negociata”, deklaroi Mickoski.//Zhurnal.mk

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy