Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Është koha si para 130 viteve të bashkohemi nën flamurin e Maqedonisë dhe të ecim përpara

Shkup, 23 tetor –  Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, u dërgoi urim qytetarëve me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

“23 Tetori është një datë që është gdhendur në kujtesën tonë kolektive si data kur populli maqedonas u organizua në një organizatë për luftë për liri dhe shtet të pavarur. Formimi i MRO-së, e cila më vonë do të rritet dhe në popull do të mbahet mend si VMRO, është simboli i guximit të maqedonasit, i shtyrë nga dëshira për një të nesërme më të mirë”, thekson Mickoski. 

 Dhe sot, si atëherë në atë 23 tetor të vitit 1893, siç thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, na nevojitet ai guxim dhe dëshirë për një të nesërme më të mirë, pse politikat e qeverisë godasin në themelet e shoqërisë, dëmtojnë shtetin dhe përzënë njerëz nga shtëpitë e tyre jashtë vendit.

Related posts

Panel diskutim “Ndërtim i rezistencës përmes planifikimit efektiv rreth vazhdimësisë së biznesit”

D V

Zgjedhjet, eurointegrimet, Kodi zgjedhor dhe qeveria teknike – tema të takimit të sotëm të liderëve në Kuvend

D V

Debat “Çfarë bëjmë mbi raportimin e (pa)ndjeshëm gjinor?”

D V