Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Dita e pavarësisë – kurorë e luftës për shtet të pavarur dhe sovran

Shkup, 8 shtator – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristia Mickoski duke ua uruar qytetarëve 8 Shtatorin, Ditën e pavarësisë, potencoi se kjo festë është kurorë e luftës për shtet të pavarur dhe sovran, dita kur u përmbush ideali i ilindenasve dhe luftëtarëve të LNÇ-së, por edhe të mijërave bijve dhe bijave të trima të cilët luftuan dhe dhanë jetën për shtetin e tyre.

 

“Pikërisht 8 Shtatori i vitit 1991, në referendum, populli në Maqedoni e realizoi atë ëndërr dhe filloi vetë ta ndërtojë të ardhmen e vet dhe të ardhmen e atdheut të vet, si vend i barabartë me të gjithë të tjerët në Evropë dhe botë. Rruga ishte e rëndë dhe me shumë sprova. Ideja për një Maqedoni prosperuese asnjëherë nuk do të ndalet, veçanërisht tani, në kohën e fundosjes ekonomike, politikave të pushtetit dhe mohimeve nga jashtë. Kjo ide jeton te maqedonasit, por edhe te shqiptarët, turqit, romët, serbët, boshnjakët, vllehët dhe te të gjithë të tjetër që e duan Maqedoninë si shtëpi të veten, të cilën e kanë trashëguar nga pasardhësit e tyre, por që ua kanë borxh brezave të ardhshëm”, thekson Mickoski në urim.

Sfidat e reja, potencon lideri i partisë opozitare, kërkojnë kohezion në këtë kohë –  kohë të pashpresë që e solli kjo qeveri.

Related posts

Qeveria do t’i stimulojë të rinjtë të vaksinohen

D V

Regjistrohen 421 raste të reja me Kovid-19, ndërruan jetë gjithsej 13 persona dhe shërohen 395 pacientë

D V

Qyteti i Shkupit paralajmëron urë të re mes lagjeve Karposh 4 dhe Zllokuqan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More