Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: Ata që caktuan afate, rrezikojnë të ardhmen europiane

Shkup, 16 Nëntor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i pyetur për afatin e ndryshimeve kushtetuese – nëntor 2023, tha se nuk di gjë për këtë afat dhe se ata që eventualisht janë marrë vesh për afat të tillë, e kanë rrezikuar të ardhmen europiane të vendit.

 

“Nuk e di se ekziston afat i tillë. Nuk e di kush e ka imponuar atë afat, por ata që kanë vendosur për politikë të tillë, është dashur të mbajnë llogari para se të nënshkruajnë marrëveshje se nuk kanë kushte për manovra të tilla politike dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese si këto që thoni ju. Ata që janë marrë vesh për afate të tilla, me vetë marrëveshjen e bërë, e kanë rrezikuar të ardhmen europiane të Maqedonisë”- deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar VMRO-DPMNE.

Related posts

7km autostradë 2 vjet në ndërtim! Prishet marrëveshja me kompaninë “Beton”

Redaksia

Gjykata Penale: Aktgjykimi për aksidentin pranë “Siti Moll” është i bazuar në dispozitat ligjore

I.A

A ishte alarmi i rrejshëm për bombë skenar i pushtetit për të dështuar protesta?

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More