Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: ASH/AA do të fitojnë më tepër komuna se BDI-ja, ne do t’i mbështesim që në rreth të parë

Shkup, 23 shtator – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili mbajti fjalim për bashkëpunimin parazgjedhor me Ziadin Selën dhe Afrim Gashin, thotë se koalicioni Aleanca për Shqiptarët hde Alternativa do të fitojnë më tepër komuna se sa BDI-ja, përcjellë Zhurnal.

Sipas tij, anketat e deritanishme kanë treguar se qytetarët do të përzgjedhin ASH/AA e jo BDI-në.

Ai shton se nuk është i sigurtë për vendet e kësilltarëve sepse përbërja do të jetë e përzier si asnjëherë deri tani.

Ai do të kërkojë nga simpatizuesit e VMRO-së në Çair, Saraj, Tetovë e Studeniçan, në përgjithësi aty ku nuk kanë kandidat, të votojnë për opozitën shqiptare.

“Unë personalisht dhe partia jonë, nga simpatizuesit tanë do të kërkojmë që në rrethin e parë të votojnë për kandidatin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në Çair, Tetovë, Saraj dhe Studeniçan, gjegjësisht aty ku ne nuk kemi kandidat dhe anasjelltas”, thotë Mickoski.

Siç shton Mickoski, disa vendbanime gjatë fushatës do t’i vizitojnë së bashku me Afrim Gashin e Ziadin Selën.//Zhurnal.mk

Related posts

Zajkova: Legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që të gjithë do të bëhen të varur nga droga

D V

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

Redaksia

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy