Agjencia Zhurnal.mk.

Mickoski: As LSDM-ja dhe as BDI-ja nuk kanë brengë interesat e shqiptarëve dhe qytetarëve tjerë

Shkup, 21 dhjetor – Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski konsideron se as LSDM-ja, as BDI-ja nuk kanë brengë interesat e shqiptarëve, maqedonasve dhe të qytetarëve të tjerë në Maqedoni, që është konfirmuar me ofertën e refuzuar të VMRO-DPMNE-së, që Afrim Gashi që të jetë kryeministër shqiptarë.

“Ne vetëm dëshiruam që me atë hap të tregojmë se kjo paraqet një lojë kalkulimi të thjeshtë të politikanëve që janë në largim. Dhe përfundimisht të mbyllim këtë temë të nacionalizmit dhe ndarjeve, për kundër VMRO-DPMNE-së dhe mua personalisht duam të tregojmë se vjen epoka e dytë, e ardhmja e re, e ardhmja në të cilën do të bisedojmë për kompetenca, dhe nuk do t’i ndajmë njerëzit sipas përkatësisë kombëtare, fetare apo politike. Kështu që të gjithë mungesën e sinqeritetit ndaj votuesve nga ana e këtyre politikanëve, me vetëm një fjali e nxorëm në sipërfaqe, ndërsa kjo është se nuk kanë as planë, nuk kanë as synim të zgjedhin krizën ekonomike që paraqet pasoj e krizës energjetike, për atë se nuk dinë dhe për atë refuzojnë. Dhe e dyta, përfundoi koha e politikanëve që mbjellin ndarje, përçarje në shoqëri, po vjen epoka e dytë e së ardhmes së re dhe një lloj i ri i politikanëve që bashkojnë dhe që zhvillojnë dhe punojnë për popullin në Maqedoni”, theksoi Mickoski.

Sipas Mickoskit, është mënyrë kalkulimi kërkesa për faljen që e dorëzoj dhe e tërhoqi presidenti Stevo Pendarovski, në të cil ën gjendet edhe i dënuari Aleksandar Vasilevski – Ninxha për ngjarjet e 27 prillit.

Related posts

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Jemi të përkushtuar të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Xh M

Mot me diell, i ftohtë dhe me erë

Redaksia

Ardit Tahiri falënderon Besën për bashkëpunimin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More