Agjencia Zhurnal.mk.

Michelin testoi gomat “pa ajër”

Gomat rezistente u shfaqën në rrugët publike si pjesë e ekspozitës IAA Mobility në Mynih.

 

Michelin filloi prodhimin masiv të gomave “pa ajër” X Tweel disa vjet më parë, por ato deri më tani janë përdorur në kositëset e lëndinave dhe automjetet e tjera komerciale me shpejtësi të ulët, sepse me shpejtësi më të madhe këto goma janë shumë të zhurmshme për shkak të dridhjeve që krijojnë.

Michelin, ndërkohë, është bashkuar me General Motors (GM) për të filluar testimin e gomave UPTIS (Unique Puncture-proof Tire System) të cilat është e pamundur të shpohen, të destinuara për veturat e pasagjerëve.

Michelin testoi gomën e tij revolucionare të veturave pa ajër, për herë të parë në këtë ekspozitë në rrugët publike.

Për këto nevoja, gomat Uptis u instaluan në Mini Electric dhe bënë shëtitjet e para për publikun.

Related posts

Pas Amazon, Apple – Microsoft e Facebook, edhe vlera e Teslas arrin në një trilion dollarë

D V

Zyrtare, arrin Nissani i ri Z

D V

Arrin vetura e re Mercedes-AMG SL

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More