Agjencia Zhurnal.mk.

​Michel: BE rikonfirmon perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor

Bruksel, 14 dhjetor – Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel deklaroi sonte se Bashkimi Evropian edhe një herë rikonfimon perspektivën evropiane për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, teksa ka përmendur Planin e Rritjes, i cili do të ndihmojë në afrimin më të madh të rajonit me bllokun evropian.

Ai në një konferencë për media pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, tha se Plani i Rritjes i Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor do të nxisë bashkëpunimin e mëtejmë mes vendeve të rajonit dhe BE-së në aspektin ekonomik.

“Ballkani Perëndimor është brenda Evropës. Ne thjesht do të donim të rikonfirmonim perspektivën e BE-së për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të dëshironim të forconim bashkëpunimin në të gjitha fushat, dhe këtu po flasim për konceptin e integrimit gradual, të cilin ne mundëm ta diskutonim në terma shumë praktike me homologët tanë të Ballkanit Perëndimor. Pra, pa pritur një vendim përfundimtar për zgjerimin, ne mund t’i afrojmë ata më afër BE-së dhe ne e kemi këtë Plan të Rritjes siç është paraqitur nga Komisioni Evropian. Ky instrument është shumë i dobishëm. Shumë liderë theksuan rëndësinë e këtij instrumenti për të na ndihmuar të punojmë më afër së bashku, duke punuar në këtë treg të përbashkët rajonal me qëllim nxitjen e bashkëpunimit mes këtyre vendeve dhe afrimin e tyre me BE-në”, tha Michel.

Ndërsa, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka folur rreth bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Ajo ka potencuar faktin se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor qëndrojnë në rreth 35% të mesatares së BE-së, gjë e cila dëshmon se ka shumë potencial të pashfrytëzuar, me të cilin do të merret Plani i ri i Rritjes, i cili ka 4 katër shtylla.

“Nëse tregu i përbashkët rajonal do të kompletohej, nuk po flas për tregun e vetëm, por për tregun e përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor, kjo mund të rrisë GDP-në e Ballkanit Perëndimor me 10%. Elementi i tretë është që Ballkani Perëndimor të ketë qasje në tregun e vetëm. Ne kemi nevojë për një fushë loje të barabartë. Prandaj, duhet të bëhen reforma në Ballkanin Perëndimor. Dhe elementi i katërt është investimi. Ky është plani i rritjes që thotë “ju bëni reforma, ky është investimi që i shoqëron ato reforma”, ka thënë von der Leyen.

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy