Agjencia Zhurnal.mk.

Michail Antonio shënoi një gol mahnitës nga distanca kundër SHBA-ve

Michail Antonio shënoi një gol mahnitës nga distanca të martën mbrëma, teksa Xhamajka barazoi 1-1 me SHBA-në në ndeshjen e tyre kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Antonio ka qenë në formë të shkëlqyer për West Ham United këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola në vetëm 10 paraqitje të Ligës Premier, dhe Xhamajka shpresonte se ai do ta sillte atë formë në ekipin kombëtar.

Megjithatë, të martën ai shkoi mbi formën e tij, duke shënuar një lloj goli që nuk e ka shënuar kurrë në ligën e parë të Anglisë, dhe asnjëherë në shtatë vjet.

31-vjeçari shënoi një gol mahnitës, nga jashtë zonës, të cilin nuk e ka bërë kurrë në Ligën Premier, pasi ‘Reggae Boyz’ fituan një pikë të shkëlqyer kundër SHBA-ve.

Goli i Antonios erdhi nga më larg se 30 metra në minutën e 22-të të takimit.

Ndryshe, Antonio ishte thirrur më parë në skuadrën e Anglisë nga Sam Allardyce dhe Gareth Southgate, por nuk ka luajtur kurrë asnjë ndeshje për Tre Luanët.

Në fillim të këtij viti u zbulua se ai do të luante për Xhamajkën dhe donte t’i ndihmonte ata të kualifikoheshin për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Related posts

Ac Milan këtë sezon vetëm nga shitja e biletave ka fituar 38 milion euro

Z.H

Zyrtare: Lopetegui merr drejtimin e Wolves

Lea Muslija

Reagime të shumta të tifozëve të Juves për krahasimin me Putinin në ndeshjen ndaj Fiorentinas

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More