Shkup, 17 tetor – Vënia e pikës në rend dite për përcaktimin e propozimit për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues është një precedent në vetvete, që nuk ka ndodhur në 30 vite pluralizëm dhe kjo është hera e parë që një komision nuk e përfundon diskutimin për këtë pikë, ndërsa të dërgojë një raport dhe të konsiderohet relevant në bazë të të cilit do të diskutohet në seancë plenare, deklaroi sot koordinatori i Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në konferencën për shtyp në Kuvend.
Micevski paralajmëroi se grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do ta shqyrtojë mundësinë për shtrimin e interpelancës, por edhe kallëzimeve penale të caktuara për, siç tha, “të gjithë ata të cilët janë të involvuar në këtë procedurë”. Ai shtoi se debati për propozim-kandidatin e tretë në Komision akoma nuk ka përfunduar dhe pika nuk është përcaktuar akoma, gjegjësisht, sipas tij, në të gjithë rastin nuk po veprohet sipas rregullores.
“Kryetarja e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është keqpërdorur dhe është vënë nënshkrim në një raport të cilin e kanë hartuar kokë të tjera të mençura, ndërsa është dashur ta realizojë ajo, duke e vënë në pikëpyetjes integritetin e vet për një gjë të tillë”, tha Micevski.
Kjo, sipas tij është “shkelje klasike e procedurës” dhe “shkelje klasike e Kushtetutës”.
“Pas ardhjes së VMRO-DPMNE-së, në pushtet, e gjithë procedura e keqpërdorimit të zgjedhjes së gjykatësve kushtetues sërish do të shqyrtohet”, tha Micevski.