Agjencia Zhurnal.mk.

MF: Departamenti i Shtetit na ka numëruar mes vendeve që janë transparente nga ana fiskale

Shkup, 9 shtator – Sipas Raportit të transparencës fiskale për vitin 2022 të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ne jemi ndër vendet që i plotësojnë kriteret e tyre për transparencë fiskale, informojnë nga Ministria e Financave.

Sipas Raportit vlerësohen dy aspekte – dokumentet që kanë të bëjnë me buxhetin kombëtar, kontratat e lidhura dhe licencat koncesionare.

“Raporti i vitit 2022 vlerëson nëse qeveritë i publikojnë dokumentet buxhetore për opinionin, duke përfshirë shpenzimet e ndara sipas përdoruesve individual të buxhetit, si dhe të ardhurat sipas burimeve të tyre. Vlerësimi përfshin gjithashtu nëse një auditim i jashtëm është kryer në përputhje me standardet ndërkombëtare për auditimin e pavarur të pasqyrave financiare, si dhe nëse ai është i disponueshëm për opinionin. Për më tepër, raporti vlerëson nëse procesi i licencimit për koncesionet dhe kontratat qeveritare është në përputhje me ligjet dhe rregulloret dhe nëse ato janë të disponueshme për opinionin. Përmes transparencës fiskale, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit, qytetarët informohen se si shpenzohen të hyrat nga buxhetet e shtetit dhe sigurohet llogaridhënia ndaj qytetarëve, si dhe besimi dhe qëndrueshmëria ekonomike, informon Ministria.

Nga 141 vendet që kualifikohen për ndihmën e huaj amerikane, sipas vlerësimit të Departamentit të Shtetit, vetëm gjysma e vendeve i kanë plotësuar kushtet, si Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Izraeli, Letonia, Lituania, Portugalia, Singapori, Sllovakia, dhe Kroacia dhe Sllovenia, si dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Në vitet e fundit janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm nga qeveria jonë për rritjen e transparencës fiskale. Janë krijuar disa mekanizma dhe mjete për rritjen e transparencës fiskale, duke përfshirë Buxhetin e Qytetarëve, platformën e Financave të Hapura, Kalendarin e Ndryshimeve Tatimore dhe Sportelin Fiskal, i cili në baza ditore ofron një pasqyrë të të ardhurave dhe shpenzimeve nga buxheti, realizimi i shpenzimeve kapitale dhe për muaj të realizimit të borxhit shtetëror. Gjithashtu, me zgjidhjet e reja ligjore sistematike, si Ligji i Buxhetit dhe ndryshimet në Ligjin për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, janë duke u miratuar zgjidhje shtesë që do të vazhdojnë të përmirësojnë transparencën fiskale në vend, sipas Ministrisë së Financave.

Related posts

Risi në fushën pagesore nga 1 janari – Këshilli i Bankës Popullore solli 12 akte nënligjore

Xh M

Javën e ardhshme publikohen masat antikrizë për kompanitë dhe qytetarët

Z.H

Qeveria propozon ulje të doganave për lëndët e para dhe repromaterialet për industrinë vendore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More