Agjencia Zhurnal.mk.

Mexhiti: Një koalicion mes BDI, LSDM, ASH dhe PDSH e forcon vetëm VMRO-në!

Kumanovë, 24 janar – Sonte në sallën përplot të ndërtesës së ish-Komitetit në Kumanovë, funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, realizuan takim me strukturat e degës së BDI-së dhe qytetarët e Kumanovës.

Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, sekretari organizativ Blerim Bexheti, kryetari i Këshillit mbikëqyrës Musa Xhaferi, Nevzat Bejta dhe anëtarë të kryesisë së lartë të partisë u pritën nga anëtari i degës së BDI-së Kumanovë dhe ish-luftëtar i UÇK-së, Shukri Beqiri, i cili kërkoi këtë takim pikërisht për ngritjen e zërit dhe shprehjen e shqetësimit dhe pakënaqësisë së kumanovarëve me situatën brenda BDI-së dhe performancën e dobët të ekzekutiv në dy vitet e fundit.

Nënkryetari i BDI-së dhe deputet, Izet Mexhiti tha se kjo që po ndodh sot është një standard i ri në politikën shqiptare, që buron nga demokracia perëndimore, ku kandidohen njëherë brenda partisë, mandej garojnë me partitë kundërshtare.

‘Ne në vitin 2020, në valën e pandemisë kontribuam që ti fitojmë zgjedhjet, i ndihmuam Ali Ahmetit dhe BDI-së ndërsa sipas sygjerimeve të Agjencive për matje të rejtingut, nuk kandiduam askund Artan Grubin se na thanë se ky është kampion për humbje votash. Pas zgjedhjeve u bë një gabim i madh, atë që e fshehëm e bëmë zëvendës kryeministër. Duruam për hatër të anëtarësimit të vendit në NATO dhe për hatër të Ali Ahmetit. Tash Artan Grubi del në takime ku pjesa më e madhe janë funksionarë dhe thirret në emër të integrimeve europiane, ndërsa gjithë kohën merret me metoda anti-evropiane, ngulfat debatin, ik nga llogaridhënia dhe bën presion ndaj administratës dhe atyre që janë për ndryshime’ tha Mexhiti.

Kryetari i Këshillit mbikëqyrës, Musa Xhaferi para kumanovarëve tha se nuk dëgjohen direktivat e Artan Grubit pasi ai është ardhacak, ndërsa ne autokton.

‘Ai erdhi në BDI vonë dhe vetëm, nuk kishte trup votues, nuk erdhi nga struktura, dhe tani paramendojeni mbyll debatin, bllokon. Nuk është asgjë e jashtëzakonshme që të ketë rikonstrukcion, duhet të lëvizin pasi që nuk kanë rezultate’ tha Xhaferi.

Sekretari organizativ dhe kryetar i komunës së Sarajit Blerim Bexheti tha se kur të mbyllet dera, nuk ka derë më të sigurtë se dera e popullit.

Nevzat Bejta tha se kanë dalur në terren sepse deshtimet e ekzekutivit janë në çdo fushë, në arsim, shëndetësi, gjyqësi dhe prokurori, sepse të gjitha janë duke u keqpërdorur për interesa personale.

Funksionarët e lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim përmes këtyre takimeve komunikojnë drejtpërdrejtë me bazën, qytetarin si dhe degën, para të cilëve prezantoheb shqetësimet për mosrealizimin e premtimeve të dhëna para qytetarëve, nga ministrat dhe zëvendësministrat e BDI-së, të cilët as që kanë garuar për votën e popullit, por si oportunistë të vertetë shfrytëzojnë benefitet që u dha pikërisht populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Shkatërroi materialin zgjedhor, padi për një 45-vjeçar nga Prilepi

D V

Mbrojtja e Mijallkovit kërkon reagim nga Ambasada izraelite pas pretendimeve se “ka pasur lidhje të afërta me Izraelin”

D V

Kërkohet pension minimal prej 20 mijë denarë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More