Agjencia Zhurnal.mk.

Mexhiti: Nga muaji korrik i kemi ndarë rrugët me Blerim Bexhetin, Musa Xhaferin e Nevzat Bejtën

Shkup, 18 shtator – Në TV “Klan Debat” Izet Mexhiti tha se ndarrja e rrugëve me Blerim Bexhetin, Musa Xhaferin e Nevzat Bejtën si bashkëdrejtues të të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”,theksoi se ai personalisht iu qëndron deklarimeve të bëra që nga viti 2020, ndërsa nuk deshi të komentojë vendimin e ish bashkmendimtarëve, të cilët janë kthyer sërish pranë Ali Ahmetit në BDI.

“Këta që i përmendët i kam falënderuar publikisht për kontributin e dhënë deri në muajin korrik. Përse janë kthyer, mendoj se pyetja duhet t’iu parashtrohet atyre”, tha shkurt Mexhiti.

Ai nuk tregoi në mëynrë direkte se a kanë kontakte me ish krerë e “Grupit të zjarrit”, por shtoi se mes tyre nuk ka hasmëri.

“Kemi dallime politke. Mendoj se pjesa dërrmuese e ‘grupit të zjarrit’ janë në Lëvizjen Demokratike”, tha Izet Mexhiti.

Mexhiti: Aleanca e ka vendin në opozitë – e ftoj të na bashkohet!

Partitë opozitare parimisht, sipas Izet Mexhitit, janë dakorduar që të dalin në zgjedhje me lista të përbashkëta. Megjithatë, sipas tij, fronti i partive opozitare nuk është përmbyllur duke ftuar edhe subjektet tjera që t’i bashkohen, bashkë edhe me intelektualë dhe organizata tjera jopolitike.

“Ne i bëjmë thirrje që t’i bashkohen këtij fronti, opozitës shqiptare edhe subjektet tjera. Po e shfrytëzoj rastin që të bëj thirrje edhe tek ASH, që vendin e ka në opozitë sepse narrativi i tyre ka qenë që janë ngritur në vazhdimësi duke e kritikuar qeverinë dhe mendoj se vendin e kanë në opozitë për ta bërë nryshimin dhe për të sjellë erën e re politike tek shqiptarët në Maqedoni”, tha mes tjerash Izet Mexhiti.

LD apo BDI – kush është më i fortë tani në Çair?

A është më e fortë Lëvizja Demokratike apo BDi në Çairin e Izet Mexhitit? Ishte kjo një ndër pyetjet drejtuar këtij të fundit në Klan Debat. megjithatë, Mexhiti nuk u përgjigj direkt, duke treguar se si subjekt politik, por edhe si koalicion opozitar, synojnë votat e qytetarëve në gjithë territorin ku jetojnë shqiptarët.

“Mendoj se ne nuk kemi dalur për Çair, por kemi dalur për nivel republikan. ne kontribuojmë në unifikimin e opozitës shqiptare dhe kjo opozitë shqiptare është ndoshta rasti i vetëm ku pa interferenca, pa ndikime, jemi ulur vetë, i kemi bashkuar forcat për ta krijuar këtë platformë opozitare dhe qëllim jonë është që jo vetëm ta konstatojmë  gjendjen, jo vetëm t’i japim një diagnozl politike kësaj situate, por të dalim edhe me ilaçin e situatës, të dalim edhe me ofertën tonë, me programin e platformën opozitare. Do të dalim me zgjidhje konkrete në të gjitha fushat. Këtu pretendojmë të arrijmë tek shqiptari në Krushevë, në Strugë, Dibër, Tetovë. Gjithandej ku jetojnë dhe vepronë shqiptarët, opozita do të shkojë t’i takojë e do ua kërkojë votën”, deklaroi Izet Mexhiti.

Mexhiti: Ata e ndihmuan Gruevskin të ikë – Mijallkovit ia hoqën 20 vite burg

Duke iu përgjigjur akuzave të partive në pushtet, sipas të cilave partitë e frontit opozitar janë satelitë të VMRO-së, Izet Mexhiti i mohoi si të pavërteta të njejtat. Sipas tij, ata që akuzojnë opozitën, janë vetë të zhytur në bashkëpunim me Nikolla Gruevskin e Sasho Mijallkovin. Mexhiti në një moment bëri të ditur se ata që akuzojnë opozitën sot, e kanë ndihmuar Gruevskin të arratiset në Hungari, ndërsa Mijallkovit ia kanë hequr 20 vite burg me ndryshimet e fundit në Kodin Penal.

“Opozita shqiptare, për dallim nga të tjerët që janë në qeveri, nuk flasim për lista të përbashkëta. Ne jemi bazuar tek qytetari shqiptar, tek votat shqiptare. Ne do dalim fitues, do bëjmë ndryshimin tek shqiptarët dhe madnej do shohim si qëndron terreni tek kampi maqedonas. Aty nuk vendosim ne, mirëpo ne e kemi thënë se kemi vija të kuqe për qeverisjen e ardhshme. Nuk hyjmë me çdo kusht në qeveri, nëse ajo qeveri fillimisht nuk nis me ndryshimet kushtetuese me procesin integrues”, tha mes tjerash Izet Mexhiti.

Izet Mexhiti: Tani ka konkurrencë në kampin politik shqiptar

Për herë të parë në Maqedoni ka opozitë të bashkuar shqiptare dhe konkurrencë reale ndaj pushtetit të BDI-së, vlerëson Izet Mexhiti. Duke folur në Klan Debat për zhvillimet aktuale dhe subjektin e ri politik të themeluar prej tij, Mexhiti thotë se tani është krijuar një epokë e re politke tek shqiptarët.

“Maqedonia nuk është në rrugë të duhur. Kjo qeverisje nuk punon në interes të qytetarëve. Kjo qeveri, jo që nuk i shërben qytetarëve, por është e dëmshme për qytetarët në shumë segmente”, thotë Mexhiti.

Ndryshimi veçmë ka filluar të ndodhë sipas Mexhitit.

“Prej gushtit veçmë ka konkurrencë edhe në kampin politik shqiptar… tani e tutja ka një kamp qeveritar që udhëhiqet nga BDI dhe një ‘mish-mashi’ të partive politike dhe kemi për herë të parë një opozitë të bashkuar shqiptare”, thotë Mexhiti në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

Related posts

UNICEF dhe FIZHT në mbështetje të sipërmarrësisë sociale te të rinjtë

Xh M

25 vite pa Fehmiun e Xhevën/ Ahmeti: Një çerek shekulli mall e një jetë e tërë për të qenë krenar që i kisha vëlla e motër

Xh M

Bërnabiq: Vizioni i Ballkanit të Hapur është vizion i Serbisë

I Z
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!