Agjencia Zhurnal.mk.

Mexhiti: Në një muaj e gjysmë kemi vaksinuar 3600 fëmijë në shtëpi

Shkup, 17 dhjetor – Mbi 3.600 fëmijë janë vaksinuar në shtëpitë e tyre ose u është caktuar termin për vaksinim dhe janë shpërndarë mbi 7.500 materiale informative, në kuadër të fushatës së përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, të titulluar “Derë më derë”.

Siç informuan sot nga Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të kësaj fushate janë vaksinuar në shtëpitë e tyre me vaksinën e gripit sezonal edhe 2.630 qytetarë mbi 65 vjeç, të cilët nuk kanë mundur të kenë qasje deri te pikat e imunizimit. Për ta është siguruar edhe një rivaksinim bivalent për Kovid-19.

“Në këtë fushatë u përfshinë 30 ekipe mjekësore nga shtëpitë e shëndetit. Janë vizituar gjithsej 221 vendbanime rurale dhe 79 vendbanime urbane, pra gjithsej 3.867 shtëpi në të gjithë vendin”, shtojnë nga MSH. 

Related posts

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Xh M

Konsensus politik për korrupsionin mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në parlament

Xh M

Gjuha kërcënuese e Bogojeskit, e kërcënon Ali Ahmetin me jetë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy